Dashuri në harresë

Qysh në fillim të filmit “The Vow” – dhe përsëri në fund, do të shihni se trajtohet harresa – sepse ky film është bazuar në “një ngjarje të vërtetë”.
Ka gjithmonë shumë tolerancë në të tilla raste dhe askush nuk mund të ju akuzoj për atë që jeni të lehtë kur e shikoni një romancë të prishur në një realitet të tepruar. Mirëpo paralajmërimi i dëshirës mbetet diku qoftë tek një fqinjë dhe kënaqësia po ashtu pushton këtë film që është bërë me regji të Michael Sucsy dhe nga një skenar me autorë të vlerësuar që kanë pasur mundësinë që të kapitalizojnë në profecinë dhe ekstremitetin e premtimeve të njeriut.
Kur së pari takon Paige dhe Leo – që luhet nga aktorja Rachel McAdams dhe aktori Channing Tatum — do të shohim një çift të martuar që po kalojnë kënaqësitë e tyre të jetës në Çikago. Pastaj një aksident me makinë do ta dërgoj Paige në një komë, nga e cila ajo shfaqet edhe më e bukur se kurrë por ka edhe diçka tjetër, amnezinë. Ajo nuk e njeh Leon dhe nuk mund të kujtoj katër vitet e tyre së bashku, madje as vendin ku ata kanë ndërruar unazat.
I gatshëm të bëjë gjithçka, ai përpiqet të fitojë sërish zemrën e saj. Por a mundet që dashuria e vetme në jetë, të ndodhë përsëri?
Për më tepër Paige duket se rikthehet në një version tjetër të vetvetes së saj. Kur ajo takohet me Leo, ajo largohet nga prindërit e saj të pasur. Ajo largohet nga fakulteti juridik për t’u bërë skulptore dhe e lë të fejuarin e saj me emrin Jeremy (Scott Speedman).
Tani jeta e saj e vjetër mund të rifitohet për ata që kishin humbur betejën. Nëna dhe babai i saj (Jessica Lange dhe Sam Neill) nuk çmenden pas Leos, i cili ka një studio incizimi të muzikës rok n roll në të cilën është vetëm një tavolinë ngërnie. Paige në të njëjtën kohë punon me argjilë skulptura të saj dhe e sheh pas aksidentit Leon më shumë si shok.
Dialogu – kryesisht i Leos dhe me tepër narracion i tij – është i egër.
Në fund “The Vow” përfundon prapë në një vijë me amnezinë, por në dy mënyra të ndryshme. Së pari kemi humbjen e kujtesës si një mundësisë e mirë që kundërshtarët të fitojnë atë që kishin humbur dhe përkushtimin se si të përkujdesemi për personat që harrojnë. Filmi shfaqet në DigiGold.
--------
The Vow
Regjia: Michael Sucsy; skenari: Abby Kohn, Marc Silverstein dhe Jason Katims, bazuar në tregimin e Stuart Sender; drejtor i fotografisë: Rogier Stoffers; montazha: Nancy Richardson dhe Melissa Kent; muzika: Rachel Portman dhe Michael Brook; dizajner: Kalina Ivanov; kostumet: Alex Kavanagh; producentë: Jonathan Glickman, Paul Taublieb, Gary Barber dhe Roger Birnbaum; Distributor: Screen Gems. Kohëzgjatja:: 1 orë 44 minuta.
Aktorë: Rachel McAdams (Paige), Channing Tatum (Leo), Sam Neill (Bill Thornton), Scott Speedman (Jeremy), Wendy Crewson (Dr. Fishman) dhe Jessica Lange (Rita Thornton).