E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me trajnerë të rinj kundër Realit

Në përpjekje për të ndalë Real Madridin nga mbrojtja e titullit në La Liga, Barcelona dhe Valencia i kanë besuar trajnerëve të rinj, Tito Vilanova përkatwsisht Mauricio Pellegrino. Rivalët kryesor të Realit, shpresojnë që këta strategë do të jenë të suksesshëm sikurse paraardhësit e tyre.

Me Jose Mourinhon, Real Madridi u kurorëzua kampion i Spanjës në futboll kur fitoi titullin e tij të 32-të në La Liga – të parin pas katër vitesh – në majin e shkuar. Dhe, trajnerit portugez sërish i duhet të mposht një numër të madh rivalësh për të mbajtur skuadrën në krye.

Para edicionit të 82-të të elitës së futbollit spanjoll, Barcelona dhe Valencia – dy rivalët kryesor të Realit nga sezoni i kaluar – kanë bërë ndryshime në stafin teknik me angazhimin e Tito Vilanovas dhe Mauricio Pellegrinos. Të dy ata me detyrën të ndalin makinerinë e Mourinhos.

Para ndeshjes së parë në sezonin e ri kundër Real Sociedadit në Nou Camp të dielën, tifozët e gjigantit katalan do të jenë dëshmitarë të fillimit të një epoke të re pas largimit të Pep Guardiolas – trajnerit fitues të 14 titujve në katër sezone në krye të katër herë kampionit të Evropës. Asistent i tij gjatë asaj kohe, Vilanova insiston se nuk i pëlqejnë krahasimet me Guardiolën me të cilin ishte bashkë edhe kur të dy ishin duke stërvitur në akademinë e të rinjve të Barelonës, La Masia.

“Jam këtu për të bërë punën time dhe jo për të garuar me ata që ishin këtu para meje”, tha ish futbollisti i Celta Vigos. “Do të humbi në çdo krahasim me Pepin por më duhet të them se nga këndvështrimi futbollistik ne ishim të pajtimit në 99.9 për qind të asaj kohe. Në fakt, asnjëherë nuk jam ndjerë i dyti në drejtim sepse kam qenë i angazhuar në çdo gjë që ishte bërë”, u shpreh ai.

Duke tejkaluar problemi shëndetësor – tretmanin për një tumor në gojë – 42 vjeçari Vilanova ka thënë se nuk frikësohet nga detyra e ndjekjes së ekipit madrilen që sezonin e kaluar triumfoi me rekord 100 pikë dhe 121 gola.

“Pas asaj që kam kaluar mund të thoni se udhëheqja e Barcelonës është lojë e fëmijëve. Pas bisedës me familjen dhe stafin mjekësor më kanë këshilluar të provojë. Jam në gjendje të mirë dhe nuk pres të kam probleme”, theksoi ai. Derisa Barcelona është përforcuar nga ardhja e reprezentuesit spanjoll, Jordi Alba nga Valencia, skuadër e cila viziton kampionin të dielën, ekipi nga Mestalla ka zëvendësuar trajnerin Unai Emery me argjentinasin Mauricio Pellegrino.

Kurse, Andres Guardado, Joao Pereira, Gernando Gago, Sergio Canales dhe Nelson Valdez kanë përforcuar skuadrën. Ish mbrojtës i Valencias, 40 vjeçari Pellegrini ishte dy herë fitues i La Ligas në Mestalla nën drejtimin e Rafael Benitezin – të cilin më pas e asistoi në Liverpool dhe Inter. Në shpresë të arritjes së suksesit të ngjashëm në edicionin e tij të parë si trajner në La Liga, Pellegrini tha: “Momenti i së vërtetës është para nesh dhe duhet të japim gjithçka që kemi. Nëse nuk e bëjmë, do të vuajmë”.

Çiftet e xhiros së parë:

E shtunë

Celta Vigo-Malaga 19:00

Sevilla-Getafe 21:00

Mallorca-Espanyol 23:00

E diel

Athletic Bilbao-Real Betis 19:00

Real Madrid-Valencia 19:00

Barcelona-RealSociedad 21:00

Levante-Atletico Madrid 23:00

E hënë

La Coruna-Osasuna 19:00

Rayo Vallecano-Granada 21:00

Zaragoza-Valladolid 23:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›