E Shtunë, 31 Tetor 2026

Data 9/11- Shpresa te humbura- Afganistani pas 9/11

Megjithate lajmi se ishin sulmuar Shtetet e Bashkuara te Amerikes ishte perhapur si rrufeja ne mbare vendin.Per Shtetet e Bashkuara te Amerikes fajtore ishin organizata terroriste Al Kaida dhe aleatet e saj talebanet. Pak kohe me vone u permbys regjimi i talebaneve. Afganet shpresuan per here te pare pas 20 vitesh lufte dhe lufte qytetare per nje jete me te mire. Por cfare ka mbetur nga kjo shprese tani nente vjet pas sulmeve te 11 shtatorit

11 shtatori i vitit 2001 ishte per talebanet nje dite gezimi. Ata sqaruan permes organeve te tyre propaganduese se Shtetet e Bashkuara te Amerikes per talebanet armiku me i madh i Islamit u denua nga Zoti. Pas sulmeve te para te trupave amerikane ndaj talebaneve ne Afganistan ata reaguan me reprezalje kunder popullit te vet.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Alicia Watckins nga Uashingtoni pershendet ne ceremonine e pervjetorit t 11 shtatorit ne bazen ushtarake ne Kabul.

Reprezalje kunder popullit te vet

Atiqullahnje banor i qytetit Kabul atehere ne moshe 20 vjecare tani kujton Ditet e fundit te sundimit taleban ishin posacerisht te tmerrshme. Ata i vrisnin njerezit ne rruge pa procese gjyqesore dhe me fajesime absurde. Une vete kam qene deshmitare i disa vrasjeve ne rruge.

Ne fund te vitit 2001 talebanet u debuan nga pushteti permes nje nderhyrje ushtarake te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Qeveria e re ne Kabul dhe aleatet e saj nderkombetare i premtuan afganeve shume siguri mireqenie dhe demokraci. Nocione keto te cilat pikerisht per gjeneraten e re te afganeve ishin teresisht te huaja. Megjithate ato zgjuan shpresen dhe guximin per nje jete me te mire. Per kete jete me te mire pret ende 25 vjecari Mukhtar.shte e padiskutueshme qe ekonomia afgane sot eshte me e mire se qe ka qene para 10 vjeteve. Megjithate jeta per shumekend nuk ka ndryshuar. Perse nuk permushen te gjitha ato premtime qe jane bere. Njerezite nuk mund ta ndjejne veten te sigurte as ne Kabul e lere me ne vende te tjera.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bin Laden dhe El Zawahiri ne nje kamp te El Kaides.

Ende larg sigurise

Nente vite pas 11 shtatorit Afganistani eshte ende larg sigurise mireqenies dhe demokracise. Talebanet te cilet konsideroheshin si te mposhtur nga viti 2006 po behen gjithnje e me te fuqishem. Shume afgane sot kane vetem nje deshire perfundimin e luftes ne vendin e tyre. Per mireqenie dhe demokraci flet nje numer i vogel. Faruq Baschar ekspert per politiken e brendshme ne Universitetin e Kabulit duke pasur parasysh gjendjen e veshtire ne vend i druhet nje braktisje totale te njerezve te qeverise se Hamid Karzait dhe partnereve te saj nderkombetare Une e verej qe zhgenjimi eshte cdo dite e me i madh. Njerezithumbasin gjithnje e me shume besimin se qeveria dhe forcat nderkombetare do te arrijne te zgjidhin problemet e sigurise. Ata nuk gjejne thjesht pergjegje ne pyetjen perse kaq shume shtete nuk jane ne gjendje te kene nen kontroll sigurine ne Afganistan

Talebanet jane ata qe japin pergjegje te thjeshta ne pyetjet e tilla. Sipas propagandes se talebaneve bashkesia nderkombetare nuk ka interes qe njerezit ne Afganistan te jetojne me mire. Ata prezantohen ne mbare vendin si sunduesit e ardhshem te Afganistanit dhe kercenojne ata qe punojne per qeverine. Ne disa rajone ne lindje dhe jug te vendit taebanet kane emeruar gjykatesit dhe nenpunesite e tyre ne administrate.

AutorRatbil Shamel/ Esat Ahmeti

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›