E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti i BE denon debimet e romeve

Me 337 vota pro dhe 245 kunder Parlamenti i BE-se ka miratuar nje rezolute e cila denon qendrimin e Frances ndaj romeve dhe i ben thirrje asaj te nderprese menjehere dbimet. Por per rezoluten votoi nje shumice me e vogel nga cpritej ne fillim te javes kur pati kritike te ashper nga oratoret e te gjitha partive si per shembull Guy Verhofstadt kryetar i fraksionit te liberaleve. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Guy Verhofstadt kryetar i grupit parlamentar te liberaleve

Ajo qe ndodh ne France eshte e papranueshme. Romet jane qytetare evropiane dhe pa asnje kufizim.

Argumenti se qytetaret e BE jane te lire per ta zgjedhur vendbanimin brenda Bashkimit Evropian nuk eshte absolut. Kush kryen psh vepra penale apo nuk mund te deshmoje se eshte i punesuar nuk ka te drejte te banoje ku te doje. Keshtu jane shprehur edhe perfaqesuesit e qeverise franceze se ata jane te interesuar per te luftuar kriminalitetin dhe kane vepruar plotesisht ne kuader te ligjit.

Debati ne Parlamentin Evropian u relativizua disi gjate javes.

Shefi i grupit parlamentarsocialist Martin Schulz theksoi se i njeh mire problemet me romet nga pervoja e tij si kryetar bashkie ne Gjermani.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shefi i grupit parlamentar socialist Martin Schulz

Romet jane nje minoritet i veshtire kjo eshte e vertete. Dhe shtetet juridike kane detyre per te ndjekur veprimet kriminale. Kur vidhet kur ushtrohet prostitucion kur mashtrohet atehere nje shtet juridik duhet te zbatoje ligjin pavaresisht se per cilin dyshohet se e ka kryer vepren. Kjo eshte e drejte e cdo shteti. Por cdo shtet e ka edhe per detyre te shqyrtoje secilin rast dhe te mos krijoje pershtypjen sikur te jene grupe te tera etnike apriori te dyshimta dhe kjo eshte ajo qe ne kritikojme.

Ishte e habitshme se si gjate javes se diskutimit per kete teme ne Parlamentin Evropian as nga pala konservatore nuk u degjua mbeshtetje e hapur per politiken e presidentit Nicolas Sarkozy. Deputetja kristiandemokrate franceze Vronique Mathieu u shpreh e zemeruar.

Franca ka qene gjithnje vend azilimi Franca eshte sjelle gjithnje ne menyre sociale ndaj njerezve qe kane ardhur tek ne dhe une nuk gjej fjale ta pershkruaj se si trajtohen ketu Presidenti i shtetit dhe ministrat.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protesta kunder debimit te romeve ne France

Franca nuk eshte e vetme

Franca nuk eshte vendi i vetem qe kthen romet ne vendet nga ata kane ardhur. Edhe Italia e ka bere kete here pas here. Dhe Gjermania ka nenskruar me Kosoven nje marreveshje qe parashikon kthimin ne Kosove te mijera romeve pa leje qendrimi ne Gjermani.

Autor Christoph Hasselbach/Angjelina Verbica

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›