E Hënë, 2 Nëntor 2026

Datëlindja e parë pa Kadarenë, Begaj: Librat e tij vijojnë t’i tregojnë botës mbi Shqipërinë

Presidenti, Bajram Begaj ka risjellë në vëmendje datëlindjen e parë të shkrimtarit Ismail Kadare, pas ndarjes nga jeta.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj vlerëson me krenari veprat e shkrimtarit ndërsa shprehet se gjeniu shqiptar i letrave ka zënë një vend të nderuar në panteonin e letërsisë dhe kulturës botërore.

Begaj shpreh bindjen se edhe pse nuk jeton më, librat e Kadaresë do të vijojnë t’i tregojnë botës rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Sot, në datëlindjen e parë të Ismail Kadaresë pas ndarjes së tij nga jeta, ne ndihemi krenarë që gjeniu shqiptar i letrave ka zënë një vend të nderuar në panteonin e letërsisë dhe kulturës botërore.

Me prozën dhe poezinë e vet, ai i prezantoi botës autenticitetin dhe lashtësinë e ekzistencës sonë kombëtare.

Kadare dëshmoi në çdo faqe të veprave të tij forcën titanike, sakrificat dhe përkushtimin e popullit tonë për të qenë pjesë e kulturës evropiane dhe botës progresiste.

Për aq kohë sa lexuesit në mbarë botën do të vijojnë të lexojnë librat e tij, Kadare do të jetojë për t’i treguar botës mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, dramën historike, krenarinë dhe vitalitetin e kombit tonë?, shkruan Begaj.

Shkrimtari i shquar shqiptar u lind më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër, e vdiq më 1 korrik të vitit 2024 në Tiranë. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›