E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daul në Tiranë, kriza jo në qendër të diskutimeve

Megjithëse më parë ishte paralajmëruar se Daul do të zhvillonte takime për zgjidhjen e krizës, tashmë bëhet e ditur se kjo temë nuk do të jetë në diskutim gjatë takimeve të tij në Tiranë.

Zëdhënësi i Daul, Antoine Ripoll është shprehur se takimet e shefit të tij do të zhvillohen në kuadër të angazhimeve politike.

“Zt. Daul do të takohet me zotin Berisha dhe me drejtues të tjerë të vendit në kuadër të angazhimeve të tij politike dhe institucionale, dhe jo për nismën e veçantë për krizën politike. Kjo sepse ndërmarrja nuk arriti që të ketë sukses, por ne shpresojmë që kjo marrëveshje të arrihet në të ardhmen”, është shprehur ai për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›