E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Beckham : Kur u njoha me Victorian

David Beckham ka zbuluar momentin kur ai është takuar për herë të parë me bashkëshorten e tij Victoria Beckham, 16 vite më parë.

Madje David thotë se 38-vjeçarja, ish-anëtare e grupit Spice Girls, edhe tani  është po aq e bukur sa në takimin e parë të vitit 1997.

“Luaja me Manchester United kundër Chelseat në Londër, dhe ajo erdhi poshtë me menaxherin tim. Isha shumë i turpshëm, prandaj vetëm sa u prezantova dhe u largova”.

“Isha disi i zhgënjyer që nuk bisedova me të më shumë, por pastaj javën e ardhshme ajo erdhi sërish për një ndeshje tjetër, pastaj ishte shansi im dhe ia morra numrin”.

“Victoria ende është po aq e bukur edhe sot, nuk jam i sigurt nëse kështu është edhe me mua”, ka thënë Beckham.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›