Kate Winslet është shtatzënë, pret fëmijën e saj të tretë
Kate Winslet është në pritje të një fëmijë me bashkëshortin e saj Ned Rocknroll.
Një zëdhënës i aktores e konfirmoi lajmin për MailOnline të Martën dhe tha se çifti është mjaft i kënaqur.
Ky është fëmija i tretë për Kate, por i pari që do të ketë me bashkëshortin e saj Ned me të cilin është martuar prej 6 muajsh.
Zëdhënësi tha për MailOnline se Kate dhe Ned janë shumë të kënaqur dhe foshnja do të lindë të fund të vitit.
Aktorja 37-vjeçare, protagoniste në filmin “Titanic”, ka dy fëmijë nga martesat e saj të mëparshme, vajzën Mia dhe djalin Joe.
Babai i vajzës 12-vjeçare MIA-s është Jim Threapleton, me të cilin Kate qëndroi e martuar nga viti 1998 deri në vitin 2001.
Kate u takua me babain e djalit të saj Sam Mendes në vitin 2001 dhe çifti u martua në vitin 2003, ndërsa Joe lindi po atë vit.
Bukuroshja britanike u nda nga drejtori i filmit në vitin 2010, dhe menjëherë po në atë vit u divorcua nga ai.
Ndërsa në një festë në ishullin Necker në vitin 2011, Kate u takua me burrin e saj aktual Ned, i cili ishte quhej Ned Abel Smith, para se të ndryshonte ligjërisht emrin e tij.



