E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Villa do të largohet

Kapiteni i Barcelonës, Karles Pyjol, ka konfirmuar faktin se David Villa do të largohet nga Barcelona.“Villa do të largohet, por nuk e di për ku”, ka thënë mbrojtësi i pyetur nga gazetarët.

David Villa që prej dëmtimit të rëndë që pësoi, i cili e la një kohë të gjatë jashtë fushave, nuk arriti dot të rikthehej në nivelet e tij më të mira, duke përfunduar kështu në stolin e Barcelonës.

Me ardhjen e Neimar hapësirat e tij janë ngushtuar akoma edhe më shumë, gjë që ka bërë që sulmuesi i kombëtares spanjolle të vendosë përfundismisht largimin nga Barcelona.Për Villën kanë shfaqur veçanërisht interes Tottenham dhe Arsenal, por edhe Atletiko Madrid./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›