Ronaldo me shokë e mposhtë Kroacinë

Cristiano Ronaldo e ka shënuar golin e vetëm në fitoren e Portugalisë ndaj Kroacisë. Në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Gjenevë të Zvicrës, Portugalia vazhdoi me formën e mirë duke i shkaktuar humbjen e dytë me radhë përfaqësueses kroate.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 36 kur Ronaldo me një goditje të saktë realizoj për 1 me 0. Ronaldo luajti vetëm një pjesëlojë pasi që në pjesën e dytë i lëshoj vendin Vierinhas.