E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Davos – Kurti takon një grup sipërmarrësish, në fokus energjia e rinovueshme

PRISHTINË, 22 janar /ATSH/ Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në Shtëpinë e Kosovës (House of Kosova), e filloi qëndrimin e tij në Zvicër Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë qëndrimit, Kurti ka takuar një grup investitorësh strategjikë. Në takim kryeministri shoqërohej nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Sipas njoftimit, takimi ishte i fokusuar në investimet në energji e ku kryeministri theksoi se Kosova po investon në vazhdimësi, që të arrijmë sa më shumë pavarësi e siguri energjetike.

Shtoi se Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031, është thelbësore dhe qëndron si pikë kyçe e avancimit energjetik të vendit dhe tranzicionit të drejtë, drejt energjisë së rinovueshme.

“Kryeministri Kurti i ftoi grupin e investitorëve që të investojnë në Kosovë e të shfrytëzojnë kushtet e favorshme për investim e veçanërisht në sektorin e energjisë, që mbetet sektor kyç për zhvillimin e vendit”, citohet Kurti në komunikatë.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›