E Shtunë, 31 Tetor 2026

Davosi dominohet nga kërkesa shqiptare për energji bërthamore

Në ditën e dytë të punimeve të Forumit Ekonomik të Davosit, kryeministri Sali Berisha ka shndërruar domosdoshmërinë e orientimit të ekonomive evropiane kah energjia bërthamore në temë kryesore të takimeve të shumta me homologët ndërkombëtarë, apo personalitete të tjera të ftuara në samit. Gjatë një paneli ku merrnin pjesë edhe kryeministrat e Danimarkës, Singaporit dhe Austrisë, kryeministri Berisha u ndal gjerësisht në pasojat që po shkaktonin për ekonominë evropiane ndryshimet e klimës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›