E Diel, 1 Nëntor 2026

Miliband-Berishës: Britania e Madhe mbështet Shqipërinë si anëtare të NATO-s

Kryeministri Sali Berisha gjatë qëndrimit të tij në Davos ku mori pjesë në punimet e Forumit Ekonomik, ka zhviluar një takim me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Miliband. Gjatë këtij takimi, Sekretari Miliband u shpreh se Britania e Madhe vlerëson dhe mbështet fuqimisht reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare. Gjithashtu, Miliband vlerësoi bashkëpunimin mjaft të mirë institucional mes partive politike në Shqipëri, ndërsa shprehu edhe njëherë mbështetjen e vendit të tij për Shqipërinë anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Kryeministri Berisha dhe Sekretari Miliband biseduan edhe për Kosovën dhe statusin e saj. Sekretari i Jashtëm britanik shprehu edhe një herë qëndrimin e Britanisë së Madhe për një zgjidhje sa më shpejtë të statusit të Kosovës. Kryeministri Berisha i shprehu z. Miliband mirënjohjen e qeverisë dhe shqiptarëve për vendosmërinë e qeverisë britanike për të zgjidhur sa më parë statusin e Kosovës, pasi kjo i hap edhe perspektiva të tjera të reja Serbisë dhe krejt rajonit.
Shqipëria, nxënësja e dalluar e nismës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›