E Shtunë, 31 Tetor 2026

Day Lewis është ‘Lincoln’

Me afrimin e vjeshtës fillon edhe shfaqja e sekuencave të para të të gjithë atyre filmave që pretendojnë të fitojnë çmimin Oscar. Si rrjedhojë, portali Entertainment Weekly raporton se në internet janë shfaqur edhe sekuencat e para të filmit “Lincoln”, të regjisorit Steven Spielberg.

Filmbërësi më i suksesshëm amerikan po xhiron projektin e tij të ëndrrave, biografinë e presidentit të 16’të amerikan, Abraham Lincoln (1809-1865), rolin e të cilit e luan akroni Daniel Day Lewis (55).

Fjala është për adaptimin e librit “Team of Rivals”, të Doris Kearns Goodwin, nga skenaristi i filmit “Munich”, Tony Kushner. Është ky një rrëfim që fokusohet në tre muajt e fundit të jetës së Lincoln, atëherë kur ai mundohej që nëpërmjet Kushtetutës ta lironte vendin nga robëria.

Role të rëndësishme në film do të kenë edhe anëtarët e familjes presidenciale (Sally Field, Joseph Gordon-Levitt dhe Gulliver McGrath), sekretari i Shtetit William Seward (David Stretern) dhe rivali politik i Lincoln, Thaddeus Stevens (Tommy Lee Jones).

“Lincoln kishte një jetë shumë komplekse, e njëkohësisht edhe tepër të qartë. Ai mendonte për gjëra dhe fliste për to. Për secilin problem i konsideronte argumentet e të dyja palëve, dhe vendimet sillte me shumë kujdes. Në të vërtetë, kundërshtarët dhe armiqtë e tij e kritikonin se ishte skajshmërisht i ngadalshëm në vendimmarrje”, sqaroi Spielberg për EW karakterin e ish-presidentit amerikan që luhet nga Daniel Day Lewis. Madje, përkundër thashethemeve që shpesh përcjellin metodologjinë e aktrimit të Day Lewis, Spielberg pohon se ai nuk ishte shtirur si Lincoln gjatë asnjë periudhe para xhirimeve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›