Turqia ndihmon myslimanët e Arakanit
Turqia është mobilizuar për myslimanët e Arakanit, të cilët kanë mbetur në mes të darës së luftës civile dhe masakrës etnike në Birmani.
Ndihmat në lekë që janë mbledhur në llogaritë bankare që janë hapur nga Departamenti i Kryeministrisë turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) afërsisht janë dyfishuar brenda një dite duke arritur në 1 milionë e 221 mijë dollarë.
Populli dhe institucionet e shoqatat u janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve për të ndihmuar myslimanët e Arakanit që përballen me dhunë etnike.
Ndihmat në lekë dje ishin rreth 682 mijë dollarë, kurse sot shuma e ndihmave afërsisht u dyfishuan dhe arriti në 1 milionë e 221 mijë dollarë.