E Martë, 3 Nëntor 2026

De Bruyne bën 100, City arrin majën

Java e 32-të e Premier League është hapur me suksesin e Manchester Cityt, i cili në transfertë mposhti Crystal Palace me rezultatin 4-2 dhe kap për momentin Liverpoolin në krye të tabelës. Mateta kaloi vendasit në avantazh në minutën e 3-të. Magjia e De Bruyne barazoi rezultatin në minutën e 13-të dhe Lewis kompletoi përmbysjen në minutën e 47-të.

Mesfushori belg i shërbeu Haaland-it për të shënuar golin e tretë në minutën e 66-të dhe kompletoi dopietën personale në minutën e 70-të me një gjuajtje me të majtën majtën, 100 gola për të me fanellën e City-t. Crystal shkurtoi diferencën në fundin e takimit me Edouard, mbyllet 4-2 për të besuarit e Guardiolës.

Kjo fitore e projekton City-n në kuotën e 70 pikëve në renditje, Palace mbetet në 30 pikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›