E Martë, 3 Nëntor 2026

Broja rikthehet në fushë, Fulham mundet nga Newcastle

Armando Broja rikthehet në fushën e lojës pas tri ndeshjeve të fundit të abonuar me tribunën. E nisi nga stoli dhe iu dha mundësia në momentet e fundit për të zbritur në fushën e lojës. Trajneri Marco Silva e aktivizoi sulmuesin kuqezi në minutën e 85-të, në vend të João Palhinha.

Në minutën e 7-të të shtesës, sulmuesi kuqezi tregoi aftësitë e tij me një sprint të fuqishëm duke u futur në zonën kundërshtare, por në momentin e fundit  mbrojtja largoi topin në goditje këndi. Sfida u mbyll me rezultatin 1-0 për Newcastle, me golin e shënuar nga Guimarães në minutën e 81-të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›