De Marnhac Prokurori per trafikun e organeve vjen brenda disa javeve
Shqiperia hap dyert serish per ekipin e hetuesve nderkombetare per hetimin e plote te akuzave dhe pretendimeve te Dik Martit raporti i te cilit hedh bazen e dyshimeve per trafik organesh ne Shqiperi ne kohen e luftes ne Kosove. Kjo eshte bere e ditur dje ne takimin mes numrit dy te qeverise shqiptare ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto dhe shefit te Misionit te Bashkimit Europian per Rend dhe Ligj ne Kosove EULEX Xavier Bout de Marnhac i ardhur ne Shqiperi me ftese te kreut te diplomacise shqiptare. Deshiroj te falenderoj z. Marnhac per pranimin e fteses per te vizituar Shqiperine me qellim per te shqyrtuar dergimin e ekipit te hetuesve per sa u takon te gjitha pretendimeve te ngritura ne raportin e Dik Martit hetime te cilat sic biseduam sot dhe rame dakord duhet te jene shteruese te arrijne ne nje rezultat qe te tregoje realitetin e te gjitha atyre pretendimeve te raportit te z. Dik Marti tha Haxhinasto i cili ka bere vleresime maksimale edhe sa i perket punes se EULEX-it per ngritjen e institucioneve ne Kosove. Nderkohe per sa i perket kohes se mberritjes se hetuesve De Marnhac eshte shprehur se nje date e sakte ende nuk eshte caktuar por sipas tij kryeprokurori i ceshtjes do te zhvilloje nje vizite brenda disa javeve. Nga ana e vet Haxhinasto ka siguruar publikisht gatishmerine e qeverise shqiptare per te bashkepunuar ne drejtim te hetimit edhe pse Shqiperia i ka hedhur poshte pretendimet e Dik Martit. Pavaresisht se Shqiperia i ka hedhur poshte pretendimet e raportit te EULEX-it ajo ka mbeshtetur rezoluten dhe kjo do te thote qe qeveria dhe institucionet e Shqiperise jane te gjitha te hapura dhe mbeshtetese te nje investigimi. Dhe jo nje investigim cfaredo por nje investigim te plote dhe te jete konkluziv. Ne jemi te sigurt qe hetimi do te provoje falsitetin e investigimeve dhe ne duam qe ky liber dhe ky kapitull per keto pretendime qe dalin here pas here ne shtypin nderkombetar apo perdoren politikisht te mbyllen njehere e pergjithmone tha ministri shqiptar. De Marnhac zhvilloi dje takime edhe me Kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Drejtesise Bujar Nishani ne te cilat ka marre sigurime per disponimin e autoriteteve shqiptare ne hetimin e ngritur pas akuzave te Dik Martit. Ky i fundit behet e ditur se eshte terhequr se fundmi nga jeta politike lajm qe eshte dhene nga mediat zvicerane. Marty hartoi raportin e tij per trafikun e organeve ne Kosove por eshte i njohur edhe si nje nga formuluesit apo hartuesit e akuzes per burgje te CIA-s ne Europe.