E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat i ashpër në seancën e sotme plenare

Debat i ashpër në seancën e sotme plenare. Debati ka nisur gjatë fjalës së deputetit të PD-së Gent Strazimiri i cili i ka bërë apel kolegëve të tij që të shikojnë nenin 178 të kodit zgjedhor i cili parashikon sanksionone edhe asgjesimin e fletëve të votimit. Kjo gjë ka irrituar edhe deputetët socialistë ku deputeti i PS-së Tom Doshi ka debatuar ashpër me deputetin demokrat Strazimiri dhe është drejtuar drejt foltores së Kuvendit. Duke parë kështu acarimin e debatit kryeparlamentarja Topalli ka ndërprerë për disa minuta seancën plenare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›