E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, makina përplas për vdekje 7-vjeçarin

Një 7-vjeçar ka humbur jetën sot në Kukës, pasi u përplas nga një automjet.
Ngjarja ndodhi në aksin Kukës-Nakë, fshat në afërsi të Kukësit, teksa fëmija po ecte rrugës. Në atë moment ai është përplasur nga një furgon, çka i ka marrë edhe jetën.
Policia arrestoi drejtuesit e automjetit, shtetasit Zambak Onuzi. Fillimisht, policia tha se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e makinës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›