Debat i ashpër për amnistinë

(E plotësuar) Zëvendëskryeministri i Drejtësisë, njëherit ministër i drejtësisë Hajredin Kuçi ka prezantuar sot para Kuvendit të Kosovës Projektligjin për Amnistinë të hartuar nga dikasteri i tij.
Kuçi me këtë rast iu është përgjigjur debatit të ditëve të fundit lidhur me këtë ligj dhe mundësit e amnistinë së personave që kanë kryer vepra penale. Ai ka bërë të qartë se me këtë ligj nuk do të ketë një qind për qind amnisti derisa ka theksuar se parajsa e Enver Zymberit dhe Selver Haradinajt t nuk amnistohet, duke shpjeguar se ligji s’ka për qëllim faljen e vrasësve.
“Në jetën time asnjëherë nuk kam menduar ti lëndojë ata që janë dëmtuar por për të mbrojtur bilancin Këtu nuk përfshihet asnjë vrasje apo lëndim i personave zyrtar”, tha ai.
“Nuk përfshihet rasti i Enver Zymberi apo Servel Haradinaj. Me mbeti merak që si mD nuk e kemi mbyll kapitullin e luftës pas lufte s’ kemi mëshirë për askënd. Me këtë kemi menduar të tregojmë humanitet me të gjithë qytetarët tanë. Po të më pyesni mua do të bëja edhe 10 për qind amnisti për të gjithë të dënuarit”, ka shtuar Kuçi.
Kryesuesi i Komisionit për Legjislacion, Behar Selimi ka thënë se, projektligji duhet të amandamentohet sidomos në ato pika ku flitet për veriun.
Ai madje ka kërkuar edhe reciprocitet nga Serbia, që të bëjnë edhe ata një ligj që i amniston ish-pjesëtarët e UÇK-së të cilët nuk janë të paktë në listën e Interpolit të kërkuar për krime.
“Në duhet të punojmë akoma në këtë drejtim”, ka thënë Selimi.
Ndërsa nga Grupi Parlamentar i LDK-së, Haki Demolli tha se, në parim e përkrahin projektligjin, por i njëjti duhet të përmirësohet.
“LDK përkundër përkrahjes në parim të projekt ligjit për amnisti, ligji ka mangësi të theksuar dhe grupet punese duhet të punojnë”, ka thënë ai.
Ai ka paraqitur disa vërejtje, ndër të cilat është edhe numri i madh i veprave penale, kryesit e të cilave do të amnistohen.
Albulena Haxhiu, nga grupi parlamentar i VV-së tha se, ligji përveç qe ka për qëllim amnistimin e krimineleve në veri ka për qëllim edhe amnistimin e të gjithë të korruptuarve të kësaj qeverie dhe atyre të më parsheme, prandaj ky projektligj është kundër qytetareve të Kosovës.
Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes deputetit Ardian Gjini ëshët pajtuar që amnistia të vlen për pjesën veriore me qëllim të integrimit, por jo edhe për zyrtarët tjerë, ata shtetëror të Kosovës të cilët kanë bërë çfarëdo vepre kriminale.
Sidoqoftë, edhe AAK kushtëzoi votën e saj me heqjen e disa neneve nga ky ligj, sidomos atyre që mundësojnë faljen e pushtetarëve nga veprat e kryera.
Kuvendi më pas shkoi në pauzë dhe pritet që t’i vazhdojë punimet pas orës 15:00.
Sipas procedurave, sot pritet vetëm votimi dhe miratimi në parim, ndërkaq pas plotësimeve adekuate, ligji miratohet pas leximit të dytë, afërsisht pas dy javësh. /Indeksonline/
................................
Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po i shërben Hashim Thaçit dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
“Vendi ynë, Kosova, ka shumë ma shumë tema të rëndësishme sesa Vetëvendosje me u marrë me opozitën. Me veprimet dhe sjelljet e saj, Vetëvendosje po në bind çdo ditë e më shumë se është në shërbim të Hashim Thaçit”, ka thënë Beqiri në seancën plenare që po zhvillohet aktualisht, e që ku pritet të miratohet në lexim të parë Ligji për Amnistinë.
“Kur kërkon koordinime me dikë, nuk do të thotë se mund t’ia imponosh mendimet tua”, iu ka drejtuar ai deputetëve të Albin Kurtit.
“Vetëvendosje nuk është korrekte dhe është shumë e pasinqertë”, ka përfunduar fjalën e tij para deputetëve Ismet Beqiri.
Deklaratat e Beqirit vijnë pasi që deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, akuzoi partitë opozitare në bllok se janë vënë në shërbim të pushtetit.
Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se “Jo vetëm që më 27 qershor u vendos vasaliteti i Qeverisë sona ndaj Serbisë, por dëmet shkojnë më larg se kaq. Më 27 qershor u vendos edhe vasaliteti i opozitës ndaj pozitës. U bë fare e qartë se të ashtuquajturit deputetë opozitarë, kur e kritikojnë Qeverinë aktuale, e kanë fallsitet. Sepse interesat e tyre në prapavijë lidhen më fort sesa ndarjet e tyre teatrale në Kuvend dhe televizor. Por shyqyr që më në fund u bë e qartë se për një pjesë të madhe të opozitës, qëllimi politik reduktohet në zëvendësimin e Thaçit përbrenda projektit të njëjtë politik. Kur dëshiron ta zëvendësosh dikë, jo për ta ndryshuar drejtimin e tij të gabueshëm, por vetëm për t’ia zënë vendin, zonja dhe zotërinj, ky nuk është ndryshim: ky është imitim. Të gjitha ata që hiqen si kundërshtarë mediatikë të kësaj Qevrie, por kur është puna e servilitetit para ndërkobëtarëve, Hashim Thaçit i bëhen rresht për një, janë do Hashim Thaca që vocërr, apo fotokopje e tij”, ka thënë Konufca
................
Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë sot Ligjin për Amnisti, i cili buron nga Marrëveshja e Brukselit.
Projekt-ligji ka nxitur reagimin kundër të një pjese të opozitës, të analistëve dhe shumë qytetarëve.
Këta të fundit kanë paralajmëruar për sot protesta para Kuvendit të Kosovës.
Qëllimi primar i këtij ligji ishte amnistia e kriminelëve të Veriut, por sipas analsitëve, autoritetet e Prishtinës e kanë përshtatur ligjin edhe për njerëz afër tyre të cilët kanë precedente penale. /Indeksonline/