E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestohet qetë para Kuvendit

(E plotësuar)  Një grup qytetarësh kanë protestuar sot para Kuvendit të Kosovës kundër ligjit për amnisti që pritet të dal sot në shqyrtim nga deputetët.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile i kanë bërë thirrje kuvendit të Kosovës që ta heqin prej rendit të ditës komplet ligjin pasi që më të do të shpëtohen serbët dhe shqiptarët që kanë bërë krime./Indeksonline/

----------

Me thirrjet “Duam drejtësi, jo amnisti”,  aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë filluar protesten para Kuvendit të Kosovës, kundër miratimit të Projketligjit për aministinë, i cili pritet të miratohet sot.

Nenkryetari i kësaj lëvizeje, Shpend Ahmeti, ka thënë se pasojat e gjithë kësaj i ka sjellur pikërisht ratifikimi i marrëveshjes Kosovë- Serbi.

Sipas tij, tash e 14 vite, disa njerëz kanë kryer krime nga më të ndryshmet, dhe se me ligjin për amnisti, ata po barazohen me qytetarë të ndershëm.

“Sot ne po i shohim pasojat e marrëveshjes që u ratifikua në Kuvend, tash po vjen edhe ligji për amnisti, që i legjitimon dy grupe. Po legjitimohen të gjitha strukturat kriminale që kanë vepruar qe 14 vite në veri të Mitrovicës, e që kanë bërë krime nga më të ndryshmet. Pastaj legjitimohet edhe grupi i dytë i uzurpatorëve të pronës së paluajtshme, i sulmuesve ndaj zyrtarëve në detyrë, etj. Qe 14 vite njerëzit që kanë bërë krime nga më të ndryshmet, tash po barazohen me qytetarët e ndershëm”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti, u ka bërë thirrje të gjithë atyre deputetëve, që të mos e miratojnë ligjin për amnisti, duke thënë se shpresojnë se ka deputetë që kanë ndërgjegje dhe do të mundësojnë që të mos bëhen 80 vota për kalimin e ligjit.

“U bëjmë thirrje deputetëve që nuk janë kriminal, që ne shpresojmë se ende ka deputetë të tillë, që të mos e votojnë pro. Shpresojmë që ata që janë të ndershëm, të mos e votojnë asesi këtë ligjt”, ka shtuar Ahmeti.

Nga ana e tij, Ahmeti ka informuar se kësaj radhe deputetët e Vetëvendosjes, nuk do të zhvillojnë asnjë aksion në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, aktivistët, kanë vendosur shkrime të gazetave dhe fotografi të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve në veri të Mitrovicë, ku shkruan "Amnistohen"./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›