E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat kombëtar për Michelle Obama

Shfaqja e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama në ceremoninë e çmimeve Oscar ku dorëzoi çmimin për filmin më të mirë të vitit të kaluar, shkaktoi një debat kombëtar. 

Vetë zonja Obama ka reaguar thuajse një javë më pas duke deklaruar se nuk ndjehej e habitur nga debati i shpërthyer, sepse siç tha ajo, kjo është shoqëria në të cilën jetojmë.    “Shfaqja ime u bë shkak i shpërthimit të një debati kombëtar. Por kjo shoqëri jemi sot. Ndonjëherë edhe këpucët e mia mund të shkaktojnë debat kombëtar. Sot kemi një shoqëri më të hapur dhe më të lidhur me njëra tjetrën, është njësoj si një familje në orarin e darkës, ku të drejtën për të folur e kanë të gjithë”, transmeton TCH të ketë thënë ajo.    Michelle shpalli fituesin në kategorinë "Filmi më i mirë i vitit" që ishte filmi "Argo" i regjisorit Ben Affleck.  /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›