E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat mes Seldit dhe Klodit

28/03/10 23:40

Pas një kohe të gjatë bisedash të përgjithshme dhe të qeta në shtëpi nis përsëri debati. Këtë herë është Seldi dhe Klodi që debatojnë me njëri-tjetrin. Edi qeth Seldin dhe Klodi i kërkon Seldit që të pastrojë qimet. Kështu të dy debatojnë sepse Seldit nuk i pëlqeu mënyra se si Klodi ia kërkoi këtë gjë. Seldi i thotë se Klodi po kërkon që të gricet me Seldin dhe Klodi e mohon këtë, por thotë vetëm se atë e shqetësojnë qimet. Në debat ndërhyn Mandi i cili kërkon që të qetësojë situatën dhe i thotë Klodit se Seldi ndoshta do ti pastrojë vetë qimet pa qënë nevoja tia kërkosh një gjë të tillë. Klodi thotë se ai ia tha sepse dyshon se Seldi mund ta bëjë këtë veprim. Seldi me zë akoma më të lartë i thotë Klodit se gjatë ditës së sotme është munduar që të kapet me të disa herë, dhe se e ngatërron me tjetër person. Klodi nga ana tjetër thotë se Seldi kërkon që ata të bëjnë shaka dhe të flasin kur do ai dhe siç do ai. Seldin e acaron më tepër kjo shprehje e Klodit dhe afrohet që ti kërkojë shpjegim. Klodi i thotë se me Seldin nuk flitet kur ai nuk dëshiron dhe sa për ngatërresën i thotë se ai mund ta ngatërrojë me kë të dojë dhe ku qëndron problemi këtu. Të dy debatojnë për sjelljen e tyre kundrejt njëri-tjetrit. Në debat ndërhyn Domenika e cila i thotë Seldit që të mos reagojë në atë mënyrë me Klodin sepse çdo njeri ka momentet e veta dhe mënyrat e veta të të vepruarit. Ajo u kërkon djemve që të përpiqen që të jenë më të matur dhe të flasin si dy të rritur dhe jo të grinden për arsye të parëndësishme. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›