E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi sqaron klipin

28/03/10 20:20

Jetmiri dhe Eduardi bisedojnë jashtë dhe Jetmiri i thotë Edit se ai do ta mbështesë gjatë gjithë kohës dhe gjatë kësaj jave të dy mynd të flasin sa herë të dojë edi dhe për çfarë të dojë. Jetmiri e pyet Edin që ti tregojë për klipin që Edin banorët e tjerë e quanin si hajdut pasi Miri në momentet e transmetimit ishte duke u marrë me provën e javës. Edi i thotë se ai klip e kishte mërzitur shumë pasi banorët e kishin quajtur hajdut, por ai kishte vjedhur vetëm gjërat e tij duke filluar që nga pijet dhe deri te cigaret. Ai thotë se nuk e ka kuptuar pjesën e ilaçeve të Domenikës dhe kërkon që të flasë me të për të sqaruar këtë pikë. Përsa u përket pijeve Edi thotë se ishte e drejtë e tij që ti ruante dhe ti shkëmbente me cigare. Përsa u përket cigareve ato ishin të Edit, por që komedina e tij ishte zhvendosur në një pjesë tjetër të dhomës. Edi thotë se është ndjerë keq nga e gjithë kjo histori. Edi thotë se ai nëse ka bërë ndonjë veprim të tillë dhe është shprehur duke thënë se po e vjedh këtë gjë, ka qënë vetëm në atë aspektin e shakasë.
Teksa të Edi dhe Miri flasin jashtë vjen Seldi dhe Jetmiri e thërret që të bisedojnë. Edi i thotë Seldit se përse ky i fundit nuk ka sqaruar këtë pjesë me të, por ka thënë fjalë shumë ofenduese ndaj tij gjatë klipit. Seldi i thotë se ai nuk e njeh Edin dhe është shprehur në atë mënyrë sepse ashtu mendon për të dhe përdor fjalë ofenduese përsëri, por jystifikohet sepse ai nuk kupton diçka të keqe me fjalët e tij. Edi i thotë se është ofenduar shumë nga shprehjet e Seldit dhe se nëse do të kishte vetëm pak respekt për të, Seldi nuk do të ishte shprehur ashtu. Mes të dyve nis një debat ku Seldi vashdon të thojë se ai nuk e njeh Edin dhe se ky i fundit nuk duhet të bëjë lojën e një njeriu të mirë me të gjithë. Edi i thotë se ai ka këtë tip dhe nuk është ashtu siç mendon Seldi. Edi e kundërshton Seldin për faktin që ky i fundit e quan si një banor jo-aktiv. Edi thotë se ai është treguar aktiv në disa momente dhe për këtë gjë ka disa që e kanë parë. Seldi thotë se ai e ka realisht mendimin se Edi i ka vjedhur disa objekte. Edi thotë se i vjen keq që banorët e kanë krijuar këtë mendim për të dhe se asnjëri prej tyre nuk ka folur me të drejtpërsëdrejti. Jetmiri ndërhyn herë pas here duke u munduar që të kalojë sa nga ana e Edit, sa nga ana e Seldit duke bërë që biseda të zhvillohet drejtë një linje të caktuar.
Jashtë dalin edhe banorë të tjerë të cilët diskutojnë dhe qeshin me këtë histori mes tyre. Edi thotë se do të donte që ti ftonte të gjithë banorët jashtë që të hapnin një debat për këtë çështje. Djemtë flasin për klipin dhe veprimet e Edit duke bërë shaka, ndërsa Edi mundohet të sqarojë situatën me banorët e tjerë. Jetmiri i thotë se ai nuk duhet të mërzitet nga komentet dhe të qeshurat e banorëve të tjerë, por Edi i mërzitur thotë se nuk e mendonte që kjo gjë do të kishte arritur deri aty. Kështu teksa pinë birrë djemtë e shtëpisë flasin për këtë çështje dhe Edi debaton me Seldin për vjedhjet, Ndërsa banorët e tjerë komentojë edhe me shaka dhe pa e ofenduar Edin dhe shpeshherë duke e jystifikuar.
Pas djemve edhe vajzat dalin jashtë dhe Edi fillon të diskutojë edhe me to. Edi thotë se edhe banorët e tjerë kanë veçuar kafe. Këtu ndërhyn jetmiri dhe thotë se edhe ai e ka veçuar kafenë sepse e ka vënë re që shpesh herë ka ngelur pa ushqim dhe kafe. Kështu Domenika dhe Olta diskutojnë edhe me Mirin duke i thënë se kjo nuk është e drejtë pasi buxheti është për të gjithë. pasi bisedon me banorët Edi bisedon me Jetmirin ku ky i fundi mundohet që ti japë këshilla dhe kurajo Edit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›