E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat Liam-Arber-Arbri Ti ke fillu me u mbyt po ste le une-LiamJe zhive termometri

Gjate kohes qe banoret luajne Liami komenton Arbrin qe humbet lojen perpara Ermalit dhe Erionit dhe ne nje moment Arber i thote qe te mos sillet ne ate menyre sepse po mundohet qe te ule Arbrin ne syte e publikut. kjo ka mjaftuar qe midis tyre te lind nje debat pasi Liami kur shkojne ne dhomen e gjumit vazhdon te ironizoje arbrin ne lidhje me lojen dhe marredhenien e tij kohet e fundit me Ermalin dhe Erionin.

Fillimisht dy djemte flasin me ironi e nenkuptime por batutat qe thone jane mjaft ofenduese dhe situata sa vjen e rendohet duke u shnderruar ne nje debat te ashper. Liami shtrihet per gjume dhe ka disa dite qe banoret komentojne gjumin e tij gjate dites ne kete moment arber i thote si me shaka cohu se nuk ke ardhur ketu me pushime. Kjo ben qe Liami te acarohet dhe i thote ik luaj tenis dhe mos bej pit-stop tek une. me pas ai shton per mua je zhive termometri kur dua te ul e kur dua te ngre.

Arber nga ana tjeter i thote se nuk e ka pare asnjehere qe te perballet Liamin dhe shprehet ti ke fillu me u mbyt por ste le une duhet te ma dish per nder. Arber i thote Liamit se qe nga dita qe ka hyre ne shtepi e ka perkrahur e shprehet gjithmone te kam dhene krah sta kam leshu doren. Liami i thote Arbrit se fakti qe banoret e kane quajtur si kopje e Liamit do te thote se ai e ka ngritur Arbrin.

Edhe pse mundohen qe te sqarohen dy djemte debatojne me forte duke akuzuar njeri-tjetrin per loje te dobet. Liami i thote Arbrit qe te mbylle deren dhe te largohet sepse ai do te fleje ndersa arber ia kthen perpallu pse nuk perballesh. Arbri shkon ne dhomen e rrefimit ndersa Erioni i tregon Ermalit jashte per debatin e dy djemve dhe ai thote parashikimet vazhdojne. Aty vjen edhe Liami i cili i tregon Ermalit per debatin dhe e komenton sjelljen e Arbrit me Erionin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›