E Hënë, 2 Nëntor 2026

Debat në Kuvend, Noka shtyn gardistin

Akuza, kundërakuza dhe përplasje fizike, kjo është ajo çfarë ka prodhuar seanca e sotme plenare deri në këto momente.

Shkak i përplasjes mes palëve u bë zënia e foltores nga kryedemorkati Sali Berisha, i cili pas përfundimit të minutazhit të tij ka kërkuar që të marrë minutat e deputetëve të tij demokratë.

Por kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i kërkoi disa herë që të ulej, ndërsa ëhstë çuar në këmbë deputeti i PD Flamur Nokës.

Gjatë tentativës së tij për t’iu afruar kryetares së Kuvendit, deputeti Noka ëhstë përplasur fizikisht me një gardist, duke e shtyrë fort me trup atë.

Në këtë moment ka ndërhyrë Spriropali e coi ju drejtua Nokës: “Çfarë ke Flamur”.

Pas rreth pesë minutash të bllokimit të foltores, Berisha u largua duke ripërsëritur togfjalëshin “është radha jonë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›