E Hënë, 10 Shkurt 2025
17 artikuj · kalendari
-
10Shk2025
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth fillon turneun e tij të parë jashtë vendit
Përveç ndalesave në Gjermani dhe Poloni, ai do të udhëtojë edhe në Bruksel për një takim të NATO-s dhe një takim të Grupit të Kontaktit për Ukrainën
-
10Shk2025
Gjykatësi i tretë federal bllokon urdhrin e Presidentit Trump për të drejtën e shtetësisë në lindje
Vendimi i gjykatësit të Gjykatës së Qarkut të Nju Hempshir, Joseph N. Laplante vjen pas dy vendimeve të ngjashme të gjykatësve në Siatëll dhe Merilend.
-
10Shk2025
Bashkëdrejtuesi i fushatës së presidentit Trump do të udhëheqë fushatën e opozitës shqiptare
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezanton Chris Lacivitan
-
10Shk2025
“The New York Post”: Trump, Putin kanë biseduar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Në një intervistë për gazetën amerikane, Presidenti Trump siguroi se ka një plan konkret për t'i dhënë fund luftës
-
10Shk2025
Shtëpia e Bardhë konfirmon sanksionet ndaj prokurorit të GJNP-së për krimet e luftës
Masat ndaj tij janë pjesë e sanksioneve ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale që Presidenti Trump shpalli muajin e kaluar
-
10Shk2025
Presidenti rumun Iohannis jep dorëheqjen pas trysnisë së populistëve
Zoti Iohannis, 65 vjeç, ishte president nga viti 2014 dhe shërbeu për dy mandatet pesëvjeçare. Presidenca e tij u zgjat në dhjetor pasi Gjykata Kushtetuese anuloi garën presidenciale dy ditë përpara…
-
10Shk2025
Donald Trump sinjalizon mbështetjen e tij për kriptomonedhat
Presidenti ka emëruar një drejtues për kriptomonedhat, ka emëruar në poste rregullatore individë që mbështesin këtë industri dhe ka nxjerrë monedhën e tij Trump.
-
10Shk2025
Trump mbi planin e tij për Gazën: Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen
Ndërkohë, një zëdhënës i Hamasit tha të hënën se do të shtyjë lirimin e pengjeve të radhës pasi akuzoi Izraelin se kishte shkelur marrëveshjen e armëpushimit
-
10Shk2025
Fillon gjykimi i të dyshuarit për sulmin ndaj shkrimtarit Salman Rushdie
Shkrimtari i mirënjohur Rushdie pritet të dëshmojë në procesin gjyqësor ndaj të dyshuarit Hadi Matar, autorit të pandehur të sulmit me thikë ndaj tij
-
10Shk2025
Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë shitet për 2.47 milionë dollarë
Kopja e shkruar me dorë në vitin 1776 u shit në ankandin e firmës “Christie” më 24 janar në Nju Jork.
-
10Shk2025
Si mund të kundërpërgjigjet BE-ja ndaj tarifave të Presidentit Trump?
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shkëmbimet më të mëdha tregtare në botë, me një vlerë prej 1.5 trilion eurosh në mallra dhe shërbime
-
10Shk2025
Uashington, agjencia e mbrojtjes së konsumatorit urdhërohet të ndërpresë punën
Administrata e Presidentit Trump ka udhëzuar praktikisht mbylljen e agjencisë së krijuar për të mbrojtur konsumatorët pas krizës financiare të vitit 2008
-
10Shk2025
Arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj
Urdhër arresti në shtëpi për bashkëshorten Xoxa. Arrestohet një sipërmarrës. Për 5 të tjerë, detyrim paraqitje. Nën hetim dhe deputetja socialiste Klotilda Bushka. Polemika në Kuvend. Reagon Veliaj…
-
10Shk2025
Udhëheqësit botërorë takohen në Konferencën e Sigurisë në Mynih
Kievi ka shfaqur gatishmëri të ofrojë mineralet e tij të rralla për vazhdimin e mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër Rusisë
-
10Shk2025
Presidenti Trump do të vendosë 25% tarifa për importet e çelikut dhe aluminit
Tarifat pritet të shpallen të martën ose të mërkurën dhe të hyjnë në fuqi menjëherë
-
10Shk2025
Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Waltz mbron planin e Presidentit Trump për Gazën
Gjatë një interviste për kanalin NBC në fundjavë, Mike Waltz u tha kritikëve të planit se është e vështirë t’u sigurosh jetë më të mirë 1.8 milionë palestinezëve që jetojnë në skamje dhe rrënoja
-
10Shk2025
Kosova votoi – çfarë pritet të ndodhë pas zgjedhjeve të së dielës
Lëvizja Vetëvendosje e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti doli fituese në zgjedhjet parlamentare të së dielës por, gjykuar nga rezultatet paraprake do të jetë e detyruar të kërkojë aleat për të…
















