Debate Berisha-Ruçi në Kuvend, Berisha: Komision hetimor për incidentin në Vjenë
Vizita e Kryesocialistit Edi Rama në Vjenë dhe incidenti me diplomatin shqiptar të akredituar atje ka sjellë debate të ashpra mes Kryeministri Berisha dhe kreu të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Nga foltorja e Parlamentit, kreu i qeverisë ka kursyer komentet lidhur me listën e gjatë të projekligjeve të përfshira në rend dite, duke u fokusuar terësisht në incidentin mes Ramës dhe diplomatit Egin Ceka, lajm ky që u publikua gjatë ditës sotme nga disa agjenci lajmesh shqiptare. Duke e cilësuar agresionin si dhunë shtazore dhe rrugaçëri, një akt të paprecedentë në historinë e politikës shqiptare, Berisha shprehu angazhimin e tij për ngritjen e një Komisioni hetimor parlamentar në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësve të saj.
Për të faktuar të gjitha këto, se ai humbet cdo kontroll, për të faktuar se ai ka probleme të rënda psiqike ose overdozash cafrë e faktoi në akademinë e Vjenës. Jemi gati të sjellim në parlament jo 1 por 30 dëshmitarë nëse doni. Është prekur diplomacia me dhunë. Do krijojmë komision hetimor. Jeni të pashpresë, ju ka heq nga lista . Ditën e hënë ky parlament voton Komisionin hetimor parlamentar për të hetuar aktin e paprecedentë, të turpshëm amoral që ska ndodhur kurrë, akti i agresionit të një diplomati të ri nga kreu i opozitës. Ditën e hënë do votohet komisioni, edhe më shumë nga reagimi juaj, ai ju tërheq ju nga humbja në humbje, nga disfata në disfatë. Kryeministri do përdor të drejtën kushtetuese për të thirrë në cdo kohë parlamentin për të ngritur Komisionin. Kur ju rraf ju, ju sflisni se kërkoni lista, ai ska kërkuar lista tha Kryeministri.