E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Debate në Këshillin Bashkiak Tiranë, opozita bojkoton mbledhjen

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, e zhvilluar sot ka zgjatur vetëm 11 minuta.

Shkak u bënë përplasjet mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe këshilltarit demokrat Dorian Teliti.  Pas  përplasjeve, u kalua menjëherë për votimin e projekt-akteve, ndërsa opozita bojkotoi mbledhjen.

Ndër vendimet e miratuara vetëm me kartonët e socialistëve, ishte edhe ai që i mundëson pensionistëve që nga 1 Janari të udhëtojnë falas në transportin urban në Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj tha se ky vendim është një premtim i mbajtur nga socialistët.

Numri i pensionistëve brenda territorit të Bashkisë së Tiranës dhe që përfitojnë nga ky vendim është rreth 178 mijë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›