Koçiu: Kontrolli Shëndetësor Bazë, në ndihmë të qytetarëve për të parandaluar në kohë sëmundjet

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka vizitua laboratorin e Kontrollit Shëndetësor Bazë.
Koçiu duke ndarë përvojën e saj personale gjatë Kontrollit Shëndetësor Bazë, duke i bërë njëherësh thirrje qytetarëve të grupmoshës 35-70 vjeç që të bëjnë kontrolle të tilla sepse janë tërësisht falas. Një shërbim, ku teknologjia moderne siguron analiza të sakta, të shpejta dhe me standardet më të larta për qytetarët.
“Dëshiroj të ndaj me ju eksperiencën e një kontrolli mjekësor, që i përket në mënyrë absolute standardeve më të larta të mjekësisë bashkëkohore si procedurë dhe teknologji në realizim.
Pas marrjes së analizave në qendrën shëndetësore, kampionet pajisen me barkod unik që sigurojnë anonimitetin dhe saktësinë e pacientit. Transporti bëhet nga staf profesionist, duke respektuar parametrat e kërkuar për ruajtjen e çdo kampioni që nevojitet për rezultatet në laborator. Përgjigjet e analizave u dërgohen qytetarëve përmes portalit e-Albania brenda 3-4 ditëve për rezultatet normale. Në rastet me vlera kritike, mjeku i familjes njoftohet menjëherë dhe qytetari kontaktohet prej tij për t’u informuar e vijuar me diagnostikimet e mëtejshme.
Ky proces i sigurt dhe efikas përfshin analizat laboratorike të glukozës, kolesterolit, triglicerideve, gjakut të plotë, urinës dhe feçeve për gjak okult. Ai ju ndihmon të kujdeseni falas për shëndetin tuaj dhe të parandaloni sëmundjet në kohë.
“Javën që shkoi unë kreva Kontrollin Bazë Shëndetësor në qendrën time shëndetësore dhe isha shumë e interesuar që të shikoja të gjithë rrugëtimin, nga momenti i marrjes së analizave në qendrën shëndetësore, te çuarja në laborator. Di gjë ka një staf profesionist që i merr nga qendra shëndetësore, me një barkod unik dhe ato vijnë në laboratorin ky kryhet ekzaminimi i mëtejshëm i laboratorit të gjakut”, tha ministrja Koçiu.
Mjekja e qendrës së Kontrollit Shëndetësor Bazë shpjegoi rrugëtimin e analizave nga mbërritja në laborator te ekzaminimi.
“Në momentin kur mostrat vijnë në këtë ambient, ato dalin nga çantat frigoriferike dhe gjëja e parë që bëhet është kontrolli i pllakave që janë brenda këtyre çantave që sigurojnë temperaturën e duhur për mostrat e marra. Këtu ruhen të gjitha analizat sipas standardeve ISO dhe bëhet një ekzaminim tërësisht falas. Çdo ID gjeneron katër barkode që janë për mostrën e gjakut komplet, për ato biokimike, për urinën dhe feçe gjak okult. Ne nuk e dimë kush është personi që bën kontrollin shëndetësor bazë dhe ato më pas i bashkohen në sistem të dhënave shëndetësore të individit”, u shpreh mjekja.
1 nga 18/a.f/