E Hënë, 2 Nëntor 2026

Debate në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për koncensionin e sterilizimit, opozita kërkon Vilma Nushin dhe Edi Ramën

Me debate është shoqëruar mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar që në Komision të dëshmojë Vilma Nushi dhe Edi Rama, gjë që është refuzuar nga nënkryetari i këtij Komisioni, Plarent Ndreca.

Edmond Spaho: S’mund ta mbyllim pa deponimin e Vilma Nushit dhe Edi Ramës. Koncesionet janë dhënë me firmën e Edi Ramës. Pa dëgjuar kryeministrin e pa dëgjuar përfituesen kryesore të koncesionit check up nuk mund ta mbyllim. Propozoj që të enjten të kërkojmë shtyrje të këtij komisioni.

Albana Vokshi: Kam kërkuar te sekretariati që të vijë dhe Vilma Nushi e Gentiana Peposhi.

Plarent Ndreca: Arsyeja pse nuk thirren Peposhi dhe Nushi nuk kanë lidhje me kontratën e Check up. Aksioner është ‘3P life Logostik’. Nuk mund të thërrasim aksioner të aksionërëve. Nuk është mendimi jot, por është mendimi i Edi Ramës që të mos thërrasësh Vilmën.

Albana Vokshi: Janë aksioner të kompanive të kompanisë. Unë gjykoj që Vilma Nushi të vijë këtu. Nuk mbyllet ky komision pa ardhur njeriu kyç

Plarent Ndreca: Nuk kemi objekt veprimtarie aksionerët e aksionerëve të aksionëreve. Se ju keni fiksim një emër të caktuar.

Albana Vokshi: Do ta kemi përballë se s’bën. Kemi rënë dakord për të gjithë listën. Vetëm për Edi Ramën nuk ke rënë dakord.

Ina Zhupa: Vilma Nushi ka marrë 1.5 mln euro divident nga ky konçesion, nga paratë publike të shqiptarëve.

Vokshi i drejtohet Ndrecës: Nuk e mbron dot Vilma Nushin.

Zheni Gjergji: Edhe Rama të gjejë guximin të vijë këtu.

Ndërkohë ditën e sotme është parashikuar që të dëshmojë në Komision biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili ndodhet i arrestuar prej gushtit të viti të kaluar në lidhje me koncensionin e Sterilizimit. Ai mbërriti në Kuvend me pranga në duar.

Ndërkohë ortaku i tij italian Umbro Staccini, zotërues i kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”  dhe 2 aksionerët e tjerë të kompanive, Elisabetta Anzanello Giorgio Tardioli kanë refuzuar të marrin pjesë.

Vokshi tha se kjo ishte hera e tretë që ata refuzojnë pjesëmarjen në komison prandaj i detyron që t’i dërgojnë kërkesë policisë që t’i shoqërojnë me detyrim për të dëshmuar.

‘Dëshmitarët po avullojnë’ tha Vokshi.

Tre dëshmitarët italianë kanë dhënë arsye se e kishin të pamundur të ishin prezent për shkak të angazhimeve të tyre personale.

Gjithashtu për të dëshmuar është thirrur dhe Anila Denaj e cila në atë kohë ka mbajtur postin e  drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe mësohet se në atë kohë nuk ka qenë dakord për çmimet e larta të sterilizimit. Madje ka paraqitur dhe ankesë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›