Debate për imunitetin. PS: Jo dy votime për Kushtetuën
TIRANE- Kuvendi ka nisur me debate seancen per votimin e ndryshimeve kushtetuese për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë.
Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka bere nje pasqyre te punes se bere deri me sot per kete ceshtje dhe ka ftuar deputetet te diskutojne, duke vleresuar rolin e votes.
Deputeti i PS-se, Fatmir Xhafaj e ka quajtur nje debat te njeanshem kete te sotmin per kufizimin e imunitetit. “Eshte e papranueshme qe te votojme dy here per ndryshimin e kushtetues, nje here ne gusht dhe nje here ne shtator. Askush nuk ka te drejte te spekuloje mbi kete qendrim te qarte”- tha Xhafaj.
Ai sqaroi edhe pretendimet e dates 6 gusht nga ana e maxhorances dhe kryeministrit. Sipas saj, vendimi i Konferences se Kreytareve ka qene i njeanshem per daten 6 gusht. “Kete qendrim te opozites e gjeni ne procesverbalin e seances perkatese. Shumica flet per proces konsensual, por vete cakton per gjithcka, ky eshte imponim, mungese vullneti per kompromis”- tha ai.
Deputetet kane perpara per votim draftin e përbashkët te hartuar me konsensus në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e ligjeve për këtë çështje, ndonese opozita ka deklaruar se nuk do te votoje ne kete date.
Pasi sipas saj, ndryshimet kushtetuese nuk duhet të përfshijnë vetëm heqjen e imunitetit të zyrtarëve, por të bëhen ndryshime të plota që lidhen edhe me emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë apo të asaj Kushtetuese.
Nga ana e saj maxhoranca e ka cilesuar kete date nje detyrim, permbushje te rregullores dhe i ka bere apel te vazhdueshem opozites per te dhene voten e saj pro.