Debate per ligjin per turizmin Bizhga Po betonizohet vija bregdetare

Gjate seances se sotme parlamentare u diskutua per ligjin per turizmin nje ceshtje e cila u be objekt debati mes deputeteve te opozites dhe mazhorances. Deputeti i Partise Socialiste Erion Brace tha se nga ky ligj perfiton vete ministri i Turizmit ministri i Brendshem guvernatori i Bankes se Shqiperise djali dhe vajza e kryeministrit.
Nderkohe me kunderakuza eshte pergjigjur ministri i Turizmit Ferdinand Xhaferri i cili ka akuzuar opoziten se ka mbetur ne te njejten filozofi prej 3 vjetsh ate te perfitimit.
Diskutimi vazhdoi me fjalen e deputetit te PS Gazmir Bizhga i cili theksoi se ky ligj do te mbetet fiktiv si shume ligje te tjera. Cilesia e ligjeve te propozuara nga qeveria le shume per te deshiruar. Procesi i legalizimit mbetet nje shqetesim i madh. ALUIZNI eshte kthyer ne vater korrupsioni dhe strehe e punesimit te militanteve tha ai.
Bizhga shtoi se po behet betonizimi i vijes bregdetare duke marre si shembull segmentin Plepa-Golem. Kjo qeveri as e ka vemendjen ne turizmin e bregdetit. Per kete flet rasti i Hamalles e Dukatit ku nuk mungoi as dajaku mbi fshataret e gjore e mbylli fjalen e tij deputeti i Partise Socialiste.