E Hënë, 2 Nëntor 2026

Debati i brendshëm në PD, Neza: Lidershipi demokrat tregoi dobësi në zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Analisti Sami Neza, i ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit, ka komentuar situatën politike brenda kampit opozitar të Partisë Demokratike, duke e cilësuar debatin e brendshëm si një proces pozitiv, por njëkohësisht ka evidentuar edhe momente dobësie të lidershipit demokrat.

Neza tha se PD gjithmonë ka pasur përplasje të brendshme, por aktualisht po zhvillohet një debat me domethënie tjetër:

“Partisë Demokratike nuk i ka munguar debati i brendshëm. Nuk i kanë munguar sherret dhe sidomos konfliktet e brendshme, sidomos nga 2021 e deri më sot. Kjo që po ndodh tani ka një domethënie tjetër, ku është një debat që nga njëra anë mendoj që i bën mirë PD-së, dhe duket sikur është në identifikim të vlerave, nevojave, potencialeve që ka PD dhe opozita në përgjithësi. Është një debat shumë i mirë.

Megjithatë, ai e konsideroi si moment dobësie mënyrën se si lidershipi demokrat ka vepruar në çështjen e Avokatit të Popullit:

“Në qoftë se ne flasim për çështjen e votimit e dhënies së firmave për Avokatin e Popullit, unë them që ky është një moment dobësie e Partisë Demokratike dhe lidershipit. Është një moment dobësie për shkak të mos peshimit të mirë të momentit të dhënies së firmave, pavarësisht kur ka ndodhur vetë i gjithë ky proces.”

Sipas Nezës, lidershipi demokrat duhet të kishte menduar më shumë politikisht sepse duhet ta kishin në vëmendje mekanizmin se si funksionon.

“Lidershipi demokrat duhet të kishte menduar më shumë politikisht sepse duhet ta kishin në vëmendje mekanizmin se si funksionon.”

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›