E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Debati mbi emigrantët në Britani/ Berisha: Deklaratat e Ramës të papërgjegjshme! Po tenton të konfiskojë flamurin e PD

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama ndaj Sekretares së Brendshme Suella Braverman për refugjatët shqiptarë.

Pasi falenderon Mbretin Charles III pas ndërhyrjes në debatin për emigrantët, Berisha akuzon qeverinë Rama si shkaktarin kryesore të largimit të të rinjve nga Shqipëria.

“Duke mos u pajtuar me asnjë etiketim të padrejtë ndaj refugjatëve shqiptarë nga media apo politikanë të caktuar britanikë, PD falënderon Mbretin Charles III për fjalët dhe ndërhyrjen e tij fisnike në këtë polemikë.

PD hedh poshtë dhe denoncon si të papërgjegjshme deklaratën e Edi Ramës në të cilën ai fajëson për gjendjen e krijuar autoritetet e Britanisë së Madhe. PD gjithashtu fton qeverinë, parlamentin, forcat politik MB të ndalen dhe të analizojnë shkaqet e vërteta të shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomoneve nga qeveria aktuale e Edi Ramës sepse kjo mund t’i ndihmojë në interes të tyre të kuptojë më mirë se çfarë po ndodh me shqiptarët në Shqipëri”, tha Berisha.

Më tej, Kreu demokrat ka akuzuar kreun e qeverisë se po tenton që të konfiskojë flamurin e Partisë Demokratike. Sipas Berishës, ka një vendim gjykate lidhur me këtë çështje sipas së cilës PD është e ligjshme.

“PD gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar dhe gjysmën e parë të këtij viti ka votuar më shumë se gjitha forcat e marra së bashku. Ka kompletuar një proces ligjor me votën e lirë të anëtarëve të cilin kërkon ta shkelmojë në mënyrë antiligjore, Edi Rama. Ka një vendim gjykate në të cilën gjykatësi ka vendosur mbi këtë realitet për Kuvendin, logon, për vendimet e PD. Thellësisht armiqësori është përpjekja e Ramës për të konfiskuar flamurin e PD.  Rama kërkon me një akt prej burracaku, të ulët, të konfiskojë flamurin e forcës që solli pluralizmin në Shqipëri”, tha Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›