E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati per Qarkun e Fierit Prefekti eshtja eshte futur ne labirintet gjyqesore

Prefekti i qarkut të Fierit z. Robert Bitri sqaron debatin për këshillin e qarkut duke e përshkruar si një cështje që ka hyrë në labirinthet gjyqësore. Bitri thotë se vendimet e gjykatave për këtë çështje janë dy llojesh, vendime që shprehen për mënyrën e zgjedhjes, shkarkimit apo pezullimit të mandateve në këshillat komunalë dhe bashkiakë dhe vendimin e vetëm që shprehet për kreun zgjedhur të këshillit të qarkut z, Artur Shehu. Në rastin e parë gjykatat shprehen se mandatet e këshilltarëve janë të pandryshueshëm nga këshillat vendore, ndërsa në rastin e dytë 3 shkallët e gjyqësorit janë shprehur pro qëndrimit në detyrë të z. Artur Shehu.

Sipas tij ekziston një rrugë me efektive për të sqaruar gjithë këtë debat. Është vullneti politik që do të prodhonte një zgjidhje gjerësisht të pranueshme dhe të pakontestueshme nga palët.

Kontestimi të majtëve për kryetarin e këshillit të qarkut të fierit ka nisur në nëntor të vitit të kaluar . Gjykatës iu kërkua shpallja e pavlefshmërisë absolute të mbledhjes nga ku u zgjodh kryetar Artur Shehu i PD. Paralelisht me padinë kryesore të majtët i kërkuan gjykatës edhe masën e sigurimit të padisë që do të pezullonte funksionet e kreut të sapozgjedhur. Ljo masë sigurimi është rrezuar në 3 shkallët e gjyqësorit duke lënë në fuqi efektet juridike te mbledhjes dhe funksionet e kryetarit të këshillit të qarkut . Ndërkohë gjykimi i cështjes në themel vazhdon në gjykatën e shkallës së parë Fier. Pas rrezimit të kësaj kërkese socialistët kanë paditur të gjithe këshillat vendore ku ata rezultuan humbës pas rikonstituimeve . Në një pjesë të mirë të këtyre padive ata kane fituar ceshtjen duke pretenduar me këtë edhe fitoren ne këshillin e qarkut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›