E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Elbasan kembengul per taksen progresive

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mori pjesë në tryezën e zhvilluar në Elbasan për ekonominë dhe taksat e biznesit. Në këtë takim ai ka premtuar heqjen e taksës për biznesin e vogël dhe vendosjen e taksës progresive duke rritur taksën për biznesin e madh në progresion me fitimet e tyre. Në këtë takim kanë qenë të pranishëm në njërin panel specialistët e ekonomisë pranë PS-sëdhe në panelin tjetër ishin tre kryetarët e bashkive Elbasan Korcë e Durrës. Takimi u përqëndrua më shumë në gjendjen aktuale të ekonomisë së vendit dhe se cfarë do të bëjë PS me ardhjen në pushtet. Ndonëse ishte një takim për biznesin aty kanë munguar përfaqësuesit e tij.
Në fjalën e marrë me këtë rast kryetari i PS-së akuzoi qeverinë se po e asfikson biznesin me sistemin e taksave me anë të taksës së sheshtë.

Në tryezën për ekonominë me përfaqësues të këtij biznesi në qytetin e Elbasanit, kreu i PS-së akuzoi qeverinë se nëpërmjet kësaj takse po asfikson biznesin e vogël. Ndërsa e ka cilësuar biznesin e vogël si motorrin kryesor të zhvillimit ekonomik, Rama premtoi se Partia Socialiste kur të vijë në pushtet do të krijojë kushte për zhvillimin e këtij biznesi.

“90 mijë janë numri i bizneseve, 30 mijë janë inaktivë ndërsa 30 përqind e këtij biznesi është i falimentuar dhe është e pamundur që ne ta neglizhojmë këtë për një motor jetik siç është biznesi i vogël për ekonominë. Ne do të krijojmë kushte që biznesi i vogël të shtrihet edhe më shumë në mënyrë që të ketë më shumë të punësuar” tha ai.

Sipas tij, sipërmarrësit më të mëdhenj kanë nevojë për konsumatorë të aftë për të blerë produktet e tyre. “Taksa e korrupsionit është para e derdhur direkt mbi të sheshtën, por që në llogarinë e fundvitit është para e nxjerrë jashtë llogarisë së kompanisë, ndërkohë që taksa e kohës, zvarritje në labirintet e një burokracie të korruptuar” shtoi kryesocialisti.

Kryesocialisti deklaroi se me fitoren e PS-së do të ulet taksa për 98% të sipërmarrjes së lirë.
Ai pranon se 30 mln dollarë janë të ardhurat që shteti humb nga kjo taksë por sipas tij ato nuk janë ndonjë shumë e madhe pasi shkojnë për xhepat e të gjithë këtyre qytetarëve dhe dhjetra mijëra familje që jetojnë me këtë biznes. Ai theksoi se çdo sipërmarrje do të kursejë nga 700 mijë deri në 1.2 mln lekë do të kursejnë në biznesin e tyre. Ne jemi shumë të vendosur të ndërtojmë këtë sistem duke i thënë shqiptarëve qartë kush fiton më pak do të paguajë më pak e kush fiton më shumë do të paguajë më shumë e kështu do të jemi në shërbim të të gjithëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›