Debati per akcizat dyshime per kontrabanden dhe shifrat

Propozimi i ministrit te Financave per rritjen e akcizes se duhanit me 20 leke/paketa ka shkaktuar debate ne mbledhjen e zhvilluar dje ne Komisionin parlamentar te Ekonomise dhe Financave. Opozita dhe maxhoranca ishin pro ne parim te projektligjit i cili synon uljen e duhanpirjes por nga ana tjeter shprehu pakenaqesi lidhur me efektet e llogaritura nga Ministria e Financave nga arketimi i kesaj takse.
Debati nisi qe ne fillim kur zv/ministri i Financave Alfred Rushaj po shpjegonte variantin e ri te takses. Fjala e tij u nderpre nga deputeti i PS-se Arben Ahmetaj i cili kerkonte shpjegime dhe sqarime lidhur me projektligjin.
Propozimi per rritjen e cmimit te akcizes me 20 leke per pakete duke e bere taksen ne 70 leke krijon dy efekte pozitive. E para per buxhetin e shtetit pasi arketohen rreth 2.7 miliarde leke me teper si dhe ul duhanpirjen nga rritja e takses - tha Rushaj. Ne kete pike Ahmetaj kerkoi te mesonte me me detaje se si ministria e nxori efektin pozitiv 2.7 miliarde leke pasi llogaria e bere nga ai vet nuk dilte aq. Nese marrim mesataren e importit 4100 ton ne vit duhan dhe taksen e re qe po vendosim te ardhurat shtese ne buxhet duhet te ishin te pakten 4 miliarde leke. Pse e fshihni diferencen cfare doni te arrini me te - tha deputeti i PS-se duke shkaktuar reagime ne salle dhe diskutime boshe me permbajtje batutash.
Une nuk e pi cigaren dhe do votoj pro rritjes se takses por dua te di se cfare arrijme ne me kete ligj e ulim duhanprirjen po kontrabanden - tha deputeti i PS-se Ervin Koci. Ne qe nuk e pime cigaren kemi konflikt interesi pasi do votojme pro ligjit - pasoi anetari demokrat Sybi Hida. Te njejten logjike shprehen edhe deputetet e tjere qe si duket nuk kishin preferenca per duhanin. Por meqe jemi te gjithe dakord pse merremi me llafe kot dhe nuk votojme ligjin. Ju te opozites e keni zakon kapeni pas shifrave dhe nuk merreni me thelbin - reagoi Flamur Noka.
Debati vijoi serish por kesaj here jo me me akcizat e duhanit por vitin 1997 dhe me luften civile. Mos na permend shifra te viteve te kaluara pasi do perfundojme te 97-a ose 96-a ku zhdoganimet e cigareve beheshin ne menyre abuzive - tha Ahmetaj.
Ketu nderhyn Spaho Mos iu fut debatit per lsquo97-n se do te dalesh keq. Nuk di pse e ke me kaq qejf 97-n apo te kujtohet kur kaloje me thase parate e firmave piramidale. Diskutimet preken edhe ish-kryeministrin socialist Fatos Nano kur njeri nga anetaret demokrat te komisionit ironizoi duke i kerkuar opozites qe te merrnin shembull nga lideri i tyre pasi ne publik ka perkrahur punen e mire te bere nga kreu i Postave Arqile Gorea. Voten e Gorese e dha pro Andis Harasani keshtu qe ne e treguam proven - u pergjigj Erjon Brace.
Komisioni i Ekonomise e nderpreu mbledhjen per ta vijuar diten e sotme ku do te shqyrtohen edhe tre projektligje te tjera ne kuader te paketes fiskale.