E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrethimi i peste

Ketu e nje vit me pare gjate emergjences se atehershme te permbytjes se Nenshkodres qeveria shqiptare u betua se per here te pare pas 20 vjetesh gabimet e se kaluares nuk do te perseriteshin. Do te nderhyhej ne shtreterit e lumenjve dhe rreziku i permbytjeve te tjera do te minimizohej. Shqiptaret perballeshin me perspektiven e zhdukjes perfundimtare te kesaj dukurie qe shkretonte ekonomite e zones dhe rrezikonte jete njerezish.

Javen e fundit ndodhi apokalipsi. Jo thjesht ne disa toka bujqesore e disa ferma. Nenshkodra dhe Mbishkodra. Vete qyteti u fundos thuajse i teri nen uje. Te 90 mije banoret e tij u shnderruan befas ne kandidate per refugjate. Por si arritem deri ketu

Shkalla e rendimit te gjendjes erdhi ne progresion. Gjate shirave te pare te vjeshtes lokaliteti martir quhej Obot. Ditet e fundit po flasim per lagje te qytetit te populluara nga mijera banore. Po flasim per evakuime masive ikje nga syte kembet sirena alarmi neper nate forca ushtarake qe marrin ne dore situaten dhe deri thirrje SOS drejt NATO-s e cila heren e fundit te nderhyrjes ne Ballkan e ka pasur gjate luftes se Kosoves. Faturen ekonomike smerr guximin njeri as ta llogarise. Skenat qe kemi pare te gjithe keto dite mjaftojne per te na bere te mendojme se limiti eshte shtyre shume larg.

Ujerat e lumenjve shqiptare jane tashme te papermbajtshem dhe kercenimi i nje kolapsi total nderet mbi krejt ultesiren perendimore ku jetojne me shume se dy te tretat e shqiptareve ku eshte instaluar industria jone e pakte dhe shumica e qyteteve me te medha e prodhimtare portet autostradat hekurudhat aeroporti bujqesia bankat e ne nje shikim me te pergjithshem masa derrmuese e pasurise se vendit. Edhe nese vala e kesaj permbytjeje do te kaloje sic po kalon nje fakt mbetet i pandryshueshem Shqiperia ka kapitulluar. Jemi teresisht te pambrojtur perballe goditjes se radhes.

Dikur ne pozicionin komod te opozites qe thjesht fajesonte kundershtaret se sbenin aq sa duhet per te ndalur permbytjet qeveritaret e sotem po shohin se mes administrimit te prurjeve te ujit ne kaskadat e hidrocentraleve dhe evitimit te permbytjes poshte ne fushe kjo sqenka nje pune edhe aq e lehte.

Ky eshte tashme nje fakt i njohur dhe nje forme e perseritur mallkimi mbi cdo qeveri shqiptare. Mbi te gjitha kjo eshte nje fatkeqesi kembengulese qe rendon mbi kokat e njerezve. Politikanet i ndiejne pasojat vetem ne formen e kostos elektorale. Por teksa nderrojne duart ne pushtet te zgjedhurit shqiptare harrojne se jane edhe ata rezidente te Shqiperise. Ne dallim ata vazhdojne te tregojne se thjesht skane kapacitetin e mjaftueshem per te kuptuar se ky eshte nje rrezik qe i tejkalon ndasite e tyre formale se pavaresisht konfesionit politik jemi te gjithe brenda te njejtes anije qe ka marre uje dhe se te pakten ne kete rast te gjithe duhet te jene ne nje mendje se paku per ca kohe.

Pavaresisht paralajmerimeve te perseritura te natyres sistemi deshtoi diku mekanizmi nuk u pergjigj dhe fatkeqesia ndodhi. Pertej gjuhes pompoze te shtetit te se drejtes demokracise dhe lirise se tregut dicka nuk funksionon realisht. Nevojitet nje autopsi e vertete per te zbuluar shkaqet e kesaj vdekjeje klinike te sistemit te organizuar shteteror qe kemi ndertuar te gjithe te majte e te djathte ne menyre qe te ndertojme nje tjeter me te mire sa nuk eshte vone.

Fenomeni eshte i njohur i qarte dhe te gezohesh sa here qe kjo ndodh ne periudhen kur skeptrin e pergjegjesise e ka ne dore kundershtari yt eshte me keq se nje krim qe behet nga cinizmi - eshte nje gabim i bere nga budallalleku. Qeveria aktuale ka fajin kryesor per ate qe ndodhi por opozita e sotme me vetedijen e pozites se neserme duhet te ndale galopin e saj triumfal te inspektimeve dhe tundjen e gishtit denoncues mbi ate qe beri apo sberi qeveria. Perkundrazi ajo lypset te ofroje konkretisht idete dhe bashkepunimin e saj ne nje tryeze per here te pare ne sherbimin direkt te qytetareve dhe jo te ndonje koniunkture te sistemit politik.

Shqiperia ka nevoje urgjente per tu shpetuar dhe nga ana e saj qeveria e sotme duhet te mesoje nga gabimet e djeshme te ndale ekskluzivizmin krahinor te kerkoje falje per ngazellimin e dikurshem dhe te shtrije e para doren per bashkepunim dhe per te gjetur menyren sesi te arrihet shpetimi.

Sigurisht ajo qe ndodhi ne Shkoder mund te sherbeje si nje premise per nje diskutim te gjere kombetar. Nje mase urgjente refreni sipas te cilit Shkodra eshte nje ceshtje e brendshme e PD-se dhe qeverise se saj qe i merr parasysh faturat eshte nje nga shfaqjet me te turpshme dhe absurde qe mund te degjoje veshi i nje taksapaguesi shqiptar. Por te pakten ekziston shpresa qe ne qeveri te jene te ndergjegjshem se nuk ka taksa demokrate dhe socialiste por taksa shqiptare. Askush sia ka per borxh askujt qe te paguaje e te ripaguaje me leket qe i mblidhen per permiresim te rrogave pensioneve shkollave e spitaleve publike te vitit 2010 riparimet e nje demi qe sdo bente sens as nese do te ndodhte ne Mesjete. Nese kjo seshte e qarte te njerezit qe paguajme per ti pasur gjerat e qarta atehere kemi arsye te plota per te besuar se po cekim fundin.

Situata eshte periodikisht dramatike dhe cfare ndodh konkretisht e di edhe nje femije qe njeh fabulen e gjinkalles dhe milingones. Gjate veres basenet ujore qe prodhojne energji per njerezit e ketij vendi goditen rregullisht nga thatesira dhe prurjet e pakta. Per kete arsye i lejojme vetes luksin per tu sjelle si pasanike. Eksportet ndalin portat shkarkuese mbahen mbyllur dhe akumulohet sa me shume uje qe te jete e mundur. Por shirat e vjeshtes nisin me vrull dhe e tejkalojne me shpejtesi nivelin qe mund te mbajne pritat e digave. Mbajtja e tyre ne nivelin e duhur behet permes shkarkimeve rregullisht te kontrolluara. Tekniket te vendosur nen urdhra politike ashtu sic detyroheshin te bllokonin shkarkimet jane tani te detyruar te shesin energji me grushte dhe me cmime qesharake e jo vetem kaq. Ata hapin dyert e digave duke cliruar poshte ne fusha tepricat e ujerave.

Se bashku me prurjet e medha natyrore qe kane zakonisht vete lumenjte qe kalojne permes ketyre digave sasia e ujit qe rrjedh ne fushe behet e paperballueshme per shtreterit e tyre. Lumenjte vershojne ne fushat perreth dhe aty nuk gjejne asgje nga rrjeti i dikurshem drenazhues qe do ta kanalizonte ate duke shmangur permbytjen. Copezimi i prones dikur i perbashket ka sjelle edhe therrmijezimin e ketij sistemi. Dikush e miremban pjesezen e vet te kanalit kullues. Shume te tjere nuk dine nuk duan ose thjesht kane emigruar. Nga ketu eshte vetem nje rrahje qepallash larg vargut te pandalshem te katastrofave gjiganteske qe vijojne te godasin here me nje te tundur te bishtit e here me tere zemerimin e tyre duke i kthyer shkodranet ne lagunare e krutanet ne bregdetare.

Te ndara ne pika jane tri justifikimet qe degjohen sot ne Shqiperi si arsye pse ndodhin keto qe ndodhin a ky eshte nje akumulim degradimi. Prej 20 vjetesh nuk nderhyn askush ne ruajtjen e performances se sistemit kullues forcimin e argjinaturave dhe thellimit te shtreterve te lumenjve b ky eshte nje problem menaxhimi te kaskadave. Prej 20 vjetesh nuk ka nje administrim largpames te shkarkimeve ne basenet ujore te hidrocentraleve. Nuk interesohet njeri per prognozat meteorologjike. Nuk e con njeri neper mend se ka kosto me te larte te permbytesh qytetaret e vendit tend sesa te shesesh energji me humbje c situata ka qene gjithnje keshtu dhe kjo qe po ndodh sot ka ndodhur edhe ne vitet e kaluara te tranzicionit. Thjesht tani skandalizohemi me shume sepse jemi me te pjekur nga pikepamja sociale me te ndergjegjshem dhe patjeter me te informuar. Kohet sic thote Merilin Manson sjane bere aspak me te vrazhda. Ato thjesht sa jane bere me televizive.

Sado qe secili nga arsyetimet ka grimcen e vet te se vertetes te perfshire asnje nga keto pikepamje nuk shpreh megjithate qarte ate qe perben zemren e problematikes. Sistemi i organizimit shteteror qe kemi ngritur eshte nje sistem qe nuk i merr persiper punet qe nuk gjenerojne ndonje lloj fitimi ekonomik apo politik. Ne zanafillen e te gjitha aksioneve apo investimeve qe kryhen ne territorin shqiptar qendron premisa se ky eshte nje sistem qe funksionon mbi logjiken e tregut.

Se pari tregu duhet ta rregullonte vete menyren per te mbajtur funksional sistemin e kullimit. Do te duhej te ishin ngritur vetvetiu ndermarrje private qe ta ofronin kete sherbim. Por e thame tregu funksionon me kriterin e perfitimit. Askush ssheh perfitim ne ndertimin e nje ndermarrjeje te tille qe do ta kalonte vitin duke u endur poshte e perpjete fushave per te pastruar kanalet qe vete fshataret nuk interesohen ti pastrojne. Po a sduhet ta beje kete qeveria Hej prej njezete vjetesh jetojme ne nje sistem neoliberal. Shteti duhet te jete i vogel. Mundesisht inekzistent.

Se dyti tregu duhet te diktoje edhe menyren sesi menaxhohen prurjet ne basenet ujore te hidrocentraleve e ne prodhimin e energjise elektrike. Nese nuk nxirret fitim nga shitja e energjise permes eksportit uji me mire te derdhet ne fushe packa se permbyt njerez.

Se fundi a eshte lajmi i permbytjeve masive nje pershtypje e pompuar nga tregu i medias dhe i informacionit qe kerkon te shese produktin e vet te shikuesi Teksa media forcohet dhe i mundeson vetes mjete me moderne teknike per mbulimin e ngjarjeve a nuk tundohet ajo nga deshira per ta dramatizuar artificialisht per syte e publikut te larget nje dukuri qe mund te perbeje thjesht nje fenomen natyror per banoret lokale Nese po atehere do te jete vete tregu i informacionit qe pas pak do te tejngopet me kete lloj raportimi dhe do ta zhvleresoje dramacitetin e tij.

Sic mund te shohim eshte diskutimi mbi terma tregtare kompromisi dhe besimi te verber ne fene integraliste te tregut ai qe perben premisen mbi te cilen sot ulemi te diskutojme deri mbi ceshtje jetike si ajo e rregullimit te regjimit te ujerave nga te cilat varet fati i nje pjese te madhe te popullsise se vendit.

E nese sic thame do te duhej te kishim me ne fund nje marreveshje kombetare mbi te cilat te hidhen themelet e ndertimit te nje sistemi te ri te menyres si e organizojme jeten ne kete vend i cili te kete ne thelb mbrojtjen e qytetarit nga kapriciot e tregut natyres apo faktoreve te jashtem nga ketu do te duhej te niste edhe diskutimi.

Kur ne momente deshperimi dhe fatkeqesie te gjithe i kthejne syte nga shteti dhe nderhyrja e tij kjo eshte nje shenje e qarte se qytetaret e duan shtetin rolin e tij dhe forcen e tij rregulluese. Ky eshte nje sinjal se perkunder shtetit te vogel dhe impotent nje shtet i madh i forte dhe dinjitoz eshte ai qe kane ne mendje qytetaret e ketij vendi kur paguajne taksat me te cilat paguhen burokratet. Te aplikosh sot ne Shqiperi teori eksperimentale qe i lene dores magjike te tregut apo Zotit fatin e miliona njerezve te pambrojtur kjo eshte ne rastin me te mire nje ekstremizem qe eshte e veshtire tanime ta maskosh me terma properendimore. Kostot njerezore jane te larta. E nese dikush e dyshon kete ende pas kesaj qe ndodhi para syve tane eshte e kote ta kerkojme ende emrin e fajtorit per rrethimin e peste te Shkodres.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›