E Hënë, 2 Nëntor 2026

Debati për mozaikun e muzeut/ Akuza për deformim, përgjigjet Blerta Kambo

“Dielli i ditës tjetër” Instalacioni në fasadën e muzeut historik , ka zgjuar polemika. Autorja e veprës Blerta Kambo, sqaron se kjo vepër përfaqëson kauzën e  grave me kancerin e gjirit.  Ndërhyrja nuk cenon mozaikun, është punuar me specialistët që e kanë restauruar  dhe do të qëndrojë vetëm 12 ditë për këtë arsye.

Krahasimi me transgjinor e ka irrituar artisten, pasi çdo grua që i nënshtrohet kimioterapisë humbet flokët. Përdhosja e kauzës së grave e vajzave do e ndjekë në rrugë ligjore.

Instalacioni një dedikim për forcën dhe guximin; për betejën, qëndresën dhe rilindjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›