E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati qeveritar, PS: Kryeministri po tallet

Partia Socialiste, akuzon kryeministrin dhe ministrin e Financave se po tallen me shqiptaret duke deklaruar shifra te rreme te rritjes ekonomike.

Zedhenesja e kryesise se selise roze, Mimi Kodheli, iu rikthye dhe akuzes se perseritur here pas here nga opozita ne adrese te qeverise per mungesen e sigurise ne vend.

"Pasiguria kronike e ketij shteti mori jeten e nje punetoreje fatkeqe. Dje luhej nje skec banal per rritjen ekonomike te Shqiperise, kur lufta per mbijetese i mori jeten nje gruaje te pafajshme qe cmontonte predha per te jetuar. Berisha bente sikur u grind me ministrin e tij per rritjen ekonomike; ata te dy genjenin", u shpreh Kodheli.


Partia Socialiste i kerkon qeverise qe te rimbursoje shpenzimet e varrimit te viktimes se Policanit dhe te lidhe pension dy femijeve te saj jetime.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›