Polici i Trebickes, kreu i bluve te Tiranes

Vocaj ka drejtuar hetimet policore te nje sere ngjarjesh te renda ne vitet e fundit. Hetimi i fundit i bujshem ishte ai i aksidentit te biznesmenit, Kosta Trebicka, cka thuhet se vonoi emerimin e tij ne kete detyre me disa muaj.
Vocaj me nje karriere te gjate zevendesoi, Hamdi Fjoren i cili mbeti i komanduar ne kete detyre per doisa muaj dhe qe rikthehet serish ne pozicionin e meparshem ate te shefit te Forcave Operacionale.
Drejtori i policise se Shkodres, Nikolin Bala, merr vendin e lene bosh nga Vocaj si drejtor i hetimit ne Policine e Shtetit. Bala prej vitesh inspektor krimesh ka patur pikerisht ne 3 vjetet e fundit nje karriere te mbushur me poste drejtuese ne disa qarqe.
Nje tjeter nendrejtor do t'i shtohet policise se Tiranes. Artan Cuku, leviz nga i njejti pozicion nga Berati ne Tirane.
Shefi i komisariatit numer dy, Adnan Shehu, dergohet te marre ne drejtim Komisariatin e Policise se Krujes, ndersa vendin e tij e ze nje tjeter komisar policie ne Tirane, Nikolle Vatnikaj, i cili deri me tani ka drejtuar komisariatin 1.
Nderkohe qe nje rrokade drejtuesish eshte bere edhe ne komisariatin 3, ku eshte vendosur Ali Allaraj, i cili deri para pak kohe drejtonte policine e Elbasanit. Rrokada eshte kryer me Marjan Locajn qe drejtonte komisariatin kryesor te kryeqytetit per me shume se 1 vit. Ne pothuajse 20 levizjet e fundit te kryera bie ne sy se pjesa me e madhe e tyre, jane drejtues policie te emeruar ne tre vitet e fundit.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code