E Martë, 3 Nëntor 2026

Debati/Sulo: I keni mbyllur dyert e komisioneve. Bushka: Jo fare. Këtë e vendos komisioni

Fati i Komisioneve hetimore Parlamentare dhe debati mes mazhorancës dhe opozitës ishte tema e diskutuar sot në emisionin “3D”.

Në panelin e emisionit “3D”, gazetari Alban Dudushi e diskutoi temën me të ftuarit e tij me: Kryetaren e Komisionit të Ligjeve, deputeten  e PS, Klotida Bushka, pedagogun e të drejtës Kushtetuese Neritan Alibali, avokatin Idajet Beqiri, Arbër Hoxha avokat si dhe analistin Arjon Sulo.

Gjatë debatit në studio, Arjon Sulo ka kundërshtuar deputeten e PS, Klotilda Bushkën duke i thënë që ky projektligj i propozuar nga mazhoranca  kufizon opozitën dhe kufizon transparencën. 

“Pse keni bërë një ligj në 2023 që opozita po kërkon ngritjen e komisioneve parlamentare, ju kufizoni këtë të drejtë , përkeqëson të drejtën e saj dhe  kufizon transparencën për publikun. Ke mbyllur dyert e parlamentit për publikun”, u shpreh Sulo.  

Por ndryshe mendon deputetja e PS-së, Bushka e cila hodhi poshtë pretendimet e gazetarit Sulo se ky projekt-ligj bllokon pretendimet e opozitës.

“Ideja për një ligj të re që të adresojë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese ka qënë një dakordësi e mazhorancës dhe opozitës që në fillim të vitit.  Është e gabuar pretendimi juaj mbylljen e dyerve të komisioneve hetimore, sepse atë e vendos rast pas rasti komisioni hetimor se si do të zhvillohet. Ky ligj është detyrim dhe përgjegjësi që e morëm se bashku. Të njëjtat të drejta që ka opozita mëshirohen dhe në këtë ligj të propozuar”, replikon Bushka.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›