Dëbimi i romëve, Avokati i Popullit rekomandime bashkisë dhe policisë
Kundër çdo urdhëri për ndërtimin e objektit në këtë hapisirë ku kanë jetuar romët, firma kontraktuese ka nisur punimet duke ngritur murrin rrethues.
Mbi 30 familje rome gjenden në rrugën, pra jashtë barakave të tyre ndërsa 7 familje të tjera gjatë natës janë rikthyer përkohësisht në barakat e tyre. Komisionerët e Avokatit të Popullit ndodhen në terren duke monitoruar situatën dhe drejtori i shërbimit të qytetarëve në këtë institucion Besnik Deda tha se as Bashkia e Tiranës, as policia e shtetit e as komiatriati nr 2 nuk po reagojnë ndaj kësaj situate.
Rekomandimi i parë bëhet për drejtorin e përgjgthshëm të policisë Hysni Burgaj që të marrë masa ndaj kërcënimeve të paprecedenta që i bëhen këtij komuniteti.
Rekomandimi i dytë është për Ministrinë e Punës dhe Bashkinë e Tiranës për gjetjen e strehimit të këtyre banorëve.
E ndërsa pronari i këtij trualli ka nisur me punimet, 37 familjet rome gjenden në rrugë të pastrehë. Në këtë vend, përveç komisionerëve nuk ka qënë të pranishëm as efektiva të policisë, sipas urdhërit të 2 ditëve të mëparshme të drejtorit Burgaj dhe as autoritet të bashkisë apo ministrisë së punës për të gjetur një zgjidhje për këta banorë.