E Shtunë, 31 Tetor 2026

UKT: Ja zonat më problematike për ujin e pijshëm

Ujësjellës Kanalizime Tiranë pranon problematikën se disa zona furnizohen me orare me ujë të pijshëm dhe kjo si pasojë e thatësisë së stinës së verës. Ora Neës prej ditësh ka ndjekur nga afër mungesën e ujit të pijshëm në Tiranë, e ardhur si shqetësim i vetë banorëve ku sipas tyre uji mungon prej vitesh.

Shefi i marrëdhënieve me publik në UKT Ilir Hoxha thotë se ky institucion po merrë të gjitha masat për zgjishjen e situatës dhe për këtë është duke u ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit.

Por pavarësisht këtij angazhimi, stina e verës mesa duket do të mbetet me të tilla probleme si në lagjen Misto Mane, në Yzberisht, në Kombinat apo në Unazën e Re. Qytetarët do të furnizohen me orar ndërsa për ata që nuk kanë akoma një kontratë me UKT rrezikojnë të mbeten pa ujë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›