Dëbimi i romëve, Totozani: Burgaj të hetojë kallëzimet. Bashkia i vadit
Tiranë- Për të disatën herë, Avokati i Popullit, Igli Totozani ka reaguar për çështjen e dëbimit të familjeve rome nga barakat e ngritura në të cilat jetonin në ‘Rrugën e Kavajës’ përballë Pallatit me Shigjeta në kryeqytet.
Sipas Totozanit, “romët po kalojnë momente të vështira, ndërsa dëbimi i tyre nuk është bërë në mënyrën e duhur.
Ndërsa për kallëzimet për këtë rast, Totozani shprehet se i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj që ti hetojë.
Fillimisht kanë qenë 67 familje, 30 u larguan, 37 familje kanë mbetur pa mundësi strehimi, koha nuk pret, duhet zgjidhje, tha ai.
Sakaq që ka reaguar sot edhe kreu në detyrë i OSBE-së Robert Wilton, i cili ka mbështetur propozimet e Avokatit të Popullit në një tryezë të organizuar sot nga ky i fundit. “Jemi të shqetësuar për dëbimin e romëve. Të kemi diskutim mes palëve për zgjidhje afatgjatë. Regjistrim i tyre, ndihmë ekonomike, strehim për ta”,- tha Wilton.
Edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi tha se mbështet Avokatin e Popullit e i rikujtoi politikës shqiptare se integrimi i komunitetit rom në vendin tonë është njëri nga 12 prioritetet për marrjen e statusit kandidat. “Duhen shanse të barabarta për romët…Institucionet të bashkëveprojnë”,-tha ai duke kujtuar se BE-ja i ka dhënë Shqipërisë 3 milionë euro për komunitetin rom.
Ndërkohë Bashkia e Tiranës nuk ka ndalur vaditjen e lulishtes poshtë shtatores së Skënderbut, paçka aty ishin romët, të cilët kanë mbetur pa strehë.
Romët tek ‘Sheshi Skënderbej’
Të ndodhur në mes të katër rrugëve, të pastrehë dhe të dëbuar, familjet e komuniteti rom protestuan dje përpara Bashkisë së Tiranës për të kërkuar të drejtat e tyre. 37 familjet janë vendosur tek Sheshi Skënderbej dhe mbeten të vendosur të jetojnë aty deri në një përgjigje nga bashkia e Tiranës. Ndërsa paradite ata janë përplasur me policinë bashkiake.
Duam të drejtat tona jemi shqiptarë. Mbani premtimet,- ishin disa nga thirrjet e grave, nënave e fëmijëve romë që protestonin me pankarat në duar.
Ndërsa kreu i federatës së romëve Xheladin Taço, tha se kërkesa e vetme e tyre është vetëm të dëgjohen nga kryetari i bashkisë dhe institucionet shtetërore dhe të mbajnë premtimet.
Bashkia ‘vadit’ romët
Ka dy javë që familjet tek ish ndërmarrja artistike i kanë nxjerrë jashtë. Kemi depozituar kërkesë pranë bashkisë për takim dhe nuk kemi marrë. Qeveria, ministria e bashkia nuk po reagojnë. Po protestojmë për të reaguar dhe të na dëgjojë zërin. Në emër të federatës rome i bëj thirrje të gjithë institucioneve për të na dëgjuar. Kemi dhënë dhe ne kontributin tonë. Jemi të përqendruar në Shqipëri prej 600 vitesh dhe jemi të barabartë, shteti të na dëgjojë. Na vjen keq që ndërkombëtarët reagojnë, por jo shteti shqiptar,- tha Xheladin Taço.
Ujë pranë romëve
Protesta vjen disa ditë pasi famljet rome u dëbuan nga vendbanimet e tyre pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë. Mbi 37 familje që jetonin tek trualli i ish-ndërmarrjes artistike, ringritën çadra të improvizuara në trotuar ngjitur me murin rrethues ku u përzunë.
Romët në qendër
Avokati i Popullit Igli Totozani ka bërë pothuajse çdo ditë thirrje bashkisë dhe qeverisë që të marrin masa urgjente për zgjidhjen e strehimit të këtyre familjeve teksa theksoi se po shkelen të drejtat e njeriut.