E Diel, 1 Nëntor 2026

Ezel-i flet për arrestimin: Nuk kam blerë drogë, por kikirikë

ezeeeeeeelTurqi- Ezel, ose me emrin e vërtetë Kenan Imirzalioglu, aktori që luan në filmat turq, shumë i njohur dhe i dashur edhe për publikun shqiptar ka folur pas arrestimit të tij disa ditë më parë sëbashku me një grup personash në një aksion të madh kundër tregtisë me narkotikë.

Ai ka thënë se nga një diler i njohur nuk ka blerë drogë por kikirikë.  

Prej të dyshuarit kam blerë kumbulla të thata, arra, fistikë, kikirikë dhe gjëra të tjera të ngjashme për çka dëshmojnë edhe dy qese me këso artikujsh që janë gjetur në automjetin tim. Kryesisht ato gjithmonë i kam blerë prej atij personi, ka thënë Ezeli në deklaratën e tij dhënë policisë, raportojnë mediat kosovare.

Ezel ka thënë më herët ka qenë përdorues i drogës, pa precizuar se çfarë lloji, opr që tashmë nuk e përdor më dhe se para një viti ka lënë edhe duhanin. Më shumë bujë ka bërë deklarata e tij se nga dileri ka porositur kikirikë dhe gjëra të ngjashme.

Policia turke ka përgjuar telefonin e njërit prej dilerëve më të njohur, i cili ka pasur disa biseda telefonike me personalitete të njohura në mesin e të cilëve dhe Ezeli. Imirzalioglu dhe rreth mbi 10 aktorë turq u lanë të lirë me kusht.

Përpos Imirzalioglus, Engin Altan Duzyatan, Nehir Erdogan, Ilker Aksum, Ersin Korkut dhe Sarp Apak janë në mesin e 25 aktorëve të arrestuar nga policia turke në orët e para të së dielës, kur u arrestuan 55 veta në lagjet Besiktas dhe Sariyer të Stambollit në tentim për të shkatërruar një rrjet të narkomanisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›