E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debora Kukesi teresisht i bllokuar

Një pjesë e akseve rrugore të vendit, kryesisht ato në veri, vazhdojnë të mbeten të pakalueshme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Shtetit përmes një njoftimi për shtyp, ku thuhet se më problematik është qarku i Kukësit, ku vec Morinë-Kalimash dhe Kukës-Krumë, të gjitha akset janë të pakalueshme. Për rrjedhojë qarku në fjalë ka mbetur i izoluar dhe banorët nën kthetrat e të ftohtit.

E njëjta situatë është edhe në qarkun e Dibrës, ku të kalueshëm janë vetëm akset Peshkopi-Bulqizë-Klos, Klos-Burrel-Ulëz dhe Krastë-Bulqizë, vetëm nëse gomat e automjeteve pajisen me zinxhirë.

Situatë disi më e lehtë paraqitet në Shkodër dhe Lezhë, ku shumica e akseve janë të kalueshëm, por duhet patur kujdes, ndërkohë që në qarkun e Tiranës dhe atë të Elbasanit lëvizja e automjeteve është e mundur edhe pa zinxhirë.

Në njoftimin për shtyp nënvizohet më tej se, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore policia po ushtron kontrolle të vazhdueshme, duke mbikëqyrur në veçanti pajisjen e automjeteve me mjete dimërore.

Në qarkun Kukës:

Aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me vështirësi
Aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë
Aksi B.Curri – Qafë Morinë i  pakalueshëm,
Aksi B.Curri – Fierzë i pakalueshëm
Aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm
Aksi Krumë – B. Curri  i pakalueshëm
Aksi Krum – Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë,
Aksi Kukës - Topojan  i pakalueshëm,
Aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës i pakalueshëm
Aksi Shëmri – Kukës, i kalueshëm me zinxhirë
Aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm

Në qarkun Dibër:

Aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë
Aksi rrugor Klos – Burrel - Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë
Aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i pakalueshëm
Aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
Aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës i pakalueshëm
Aksi Peshkopi – Muhurr – Aras  i pakalueshëm
Aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm
Aksi Stëblevë – Librazhd  i pakalueshëm
Aksi Arras – Lurë i pakalueshëm

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›