Goditja ndaj Aronica Ibra 3 ndeshje jashte

Goditja që kreu ndaj mbrojtësit Aronica në ndeshjen Milan-Napolit të luajtur këtë të dielë, do t’i kushtojë sulmuesit kryesor kuqezi, Ibrahimovich mungesën e tij në supersfidën ndaj Juventusit, të vlefshme për kampionat më datë 25 shkurt.
Gjykatësi sportiv në Itali pasi shqyrtuan rastin në fjalë vendosën dënimin e shtatlartit suedez me 3 ndeshje të radhës në Serinë A, ndaj Udinezes këtë javë, më pas ndaj Cezenas dhe në fund ndaj Juventusit më 25 shkurt.
Ibra u skualifikua pas goditjes me pëllëmbë të mbrojtësit napolitan Aronica, kur ky i fundit ishte përfshirë në një debat me mesfushorin tjetër kuqezi, Nocerino. Goditja fillimisht i shpëtoi shikimit të gjyqtarit kryesor, por jo atij anësor. Pas konsultimit me këtë të fundit, gjyqtari kryesor, Nicola Rizzoli vendosi përjashtimin e Ibrahimovich me karton të kuq për gjestin e tij.
Pak minuta pas vendimit të gjykatës sportive, Milani, nëpërmjet faqes zyrtare njoftoi se do të apelojë këtë vendim të marrë kundër lojtarit të tij duke e cilësuar atë si të tepruar.
Dënime janë dhënë edhe për disa lojtarë të tjerë të klubeve të Serisë A, Diakhite i Lacios ka marrë dy javë pezullim për ofendim të gjyqtarit, ndërsa Maicon, Mark Van Bommel, Lazzari dhe Paolo Cannavaro kanë marrë nga një ndeshje.